Kuvendi diskuton buxhetin
por salla është bosh/FOTO

Kuvendi është duke diskutuar në një seancë maratonë prej orës 10:30 të paradites së kësaj të enjte, projektbuxhetin e vitit 2017-ë.
 
Seanca është karakterizuar nga debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, të cilët si gjithnjë nuk bien "dakord" për gjetjet e buxhetit dhe objektivat e tij vitin e ardhshëm.
 
Rreth 15 orë diskutime siç duket kanë bërë tyren dhe deputetët e ministrat janë lodhur tashmë. Siç duket edhe në këto foto, salla e Kuvendit është bosh, aq sa prezenca e deputetëve numërohet me gishtat e njërës dorë.
 
Të pranishëm në seancë janë 4-5 deputetë të cilët i përkasin krahut të mazhorancës. Pjesa tjetër po pushon!
 
Pikëpyetje mbetet se kujt i drejtohen folësit që marrin fjalën në podium?!

kuvendi bosh
kuvendi bosh
(Seanca e Kuvendit për buxhetin)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s

Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s