Kuvendi, falsifikime ligjesh
dhe votime pa kuorum 

Kuvendi, falsifikime ligjesh<br />dhe votime pa kuorum 
TIRANE- Vetëm për një muaj, gjatë tetorit të kaluar, sipas një vrojtimi të lëvizjes "Mjaft", deputetët e Kuvendit kanë shkelur rregulloren për votimin e projektligjeve duke mos patur numrin e mjaftueshëm të deputetëve, ndërsa administrata e Kuvendit falsifikoi procesverbalet e mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Raporti i hartuar nga "Mjaft" për muajin tetor 2011 konstaton "Dhunime të Rregullores së Kuvendit, falsifikime të proces verbaleve, shkelje e etikës parlamentare, fjalor vulgar dhe për më tepër gjykim i njëanshëm nga Kryetarja e Kuvendit." 

Raporti hapet me skandalin e radhës së kryeministrit Berisha në Kuvend, gjatë seancës plenare të 13 tetorit 2001, ku ai iu drejtua deputetit të PS-së, Sajmir Tahiri, me kërcënimin verbal: "Ta bëj fytyrën me të zezë se këpuca që nga fëmijëria jote deri tani".

Dhe për këtë incident që cënon rëndë etikën parlamentate nuk u shënua asnjë tërheqje vëmendje, vërejtje apo masë tjetër nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për Kryeministrin dhe njëkohësisht deputetin Sali Berisha, pavarësisht se në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë përcaktohet, në nenet 64 dhe 65, se drejtuesi i seancës plenare duhet të ndërhyjë në raste të tilla si dhe masat që mund të merren në varësi të nivelit të cënimit të rregullave dhe normave të etikës parlamentare.

Sipas raportit në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare mungoi prania e grupeve të interesit për diskutimin e projektligjeve. Kuvendi nuk e respektoi nenin 35 të Rregullores për transparencën e mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare, duke mos ua hapën derën mediave apo publikut të interesuar.
(detajet e raportit mund ti lexoni sot në gazetën "Shqiptarja.com")

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet