Kuvendi gati ndalimin e pijeve energjike për të miturit, Braçe: Ja dëmet që shkaktojnë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën me diskutimet për projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga pijet energjike. Deputeti Erjon Braçe u shpreh se duhet të ndalojmë urgjentisht pijet energjike për fëmijët nën 18-vjeç me qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore.

Ai u shpreh se përpos ndalimit të konsumit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar duhet kufizuar edhe marketingu i pijeve energjike.

Në fjalën e tij para deputetëve, Braçe renditi edhe rreziqet te fëmijët nga konsumimi i këtyre pijeve.  Projektligji parashikon gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve.

Pijet energjike, apo me gaz me sheqer të shtuar shkarkojnë dëme sa alkooli. Kombinimi me koktejle shkakton një dëm akoma më të madh në organizimin e fëmijëve. Konsumimi i këtyre pijeve shkakton; probleme në zemër, i bën nervozë, sjell çrregullime, ankth, marramendje, 51% e telefonatave nga urgjenca janë për fëmijët, sjell presion të lartë të gjakut, veçanërisht te moshat e reja, fëmijë dhe adoleshente.

Të njëjtat kërcënime vijnë edhe  nga pijet energjike me sheqer të shtuar, shkaktojnë; obezitet, dëmtime te dhëmbët apo probleme të tjera. Kërkoj mbështetjen e kolegëve për të vendosur kufizime në tregtimin e dhe konsumimin e pijeve energjike për fëmijët deri në moshën 18-vjeç. Ndëshkim për të gjithë madhorët, që u ofrojnë fëmijëve pijeve energjike marrë nga dyqanet. Kufizimet vijojnë me ata që i tregojnë brenda klubeve apo koktejle, të ndaluara për fëmijët. Kufizime të forta edhe për reklamën e këtyre kompanive agresive, drejtuar fëmijëve për të konsumuar pijet energjike me sheqer të shtuar.

Erjon Braçe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 25/10/2018 10:33

    ca do boje klan tv.... ermal mamaqi ca do boje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë