Kuvendi i kërkon Metës informacionin e klasifikuar për djegien e Kuvendit, Presidenca ja kalon burimit 'sekret'

Presidenti Ilir Meta tha se informacioni që ai bëri publik disa ditë në komisionin hetimor parlamentar, se në 8 qershor në protestën e opozitës së bashkuar, kishte plan për të djegur Kuvendin, është mëse i vërtetë. Kreu i shtetit tha se e ka marrë këtë informacion që e detyroi atë të anulojë me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, nga një institucion i lartë i sigurisë, duke nënkuptuar ndoshta Shërbimin Informativ Shtetëror. Presidenti u shpreh në konferencën për mediat këtë të mërkurë se Kuvendi i ka dërguar kërkesë zyrtare në presidencë për tu njohur me këtë informacion të konsideruar të klasifikuar. E po ashtu, presidenti Meta tha se ai i ka dërguar shkresë zyrtare institucionit prej nga e mori informacionit, në mënyrë që vetë institucioni në fjalë t'ia dërgojë informacionet Kuvendit të Shqipërisë. Ky informacion më tej do të vlerësohet nga komisioni hetimor parlamentar që ka nisur ndaj Metës në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve për zgjedhjet vendore duke kërkuar shkarkimin e tij.

"Sa i takon deklaratës së një elementi të ri për opinionin publik se një ditë para se të komunikoja publikisht vendimin për të nxjerrë dekretin më 10 qershor se kam pasur informacion nga një institucion kushtetues, sekret, i klasifikuar, nga më të lartat shtetërore, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishëm. Ka informacione të tjera por në respekt të ligjit nuk mund të them dicka më shumë. Në komisionin Hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë presidencë. Kanë cuar një kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka kërtë informacion që t'ia vë në dispozicion kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar. Por është informacion i vërtetë, nuk besoj se është dicka që ka ndodhur para 100 vjetësh, kuvendi është ndriçuar, ka pasur sulme, ka pasur të plagosur. Ju them me bindje se në këtë dokument do t'i ndiqni të gjitha shqetësimet e asaj kohe. Cdo institucion që ka interes në mënyrë të ligjshme mund të njihet. Dhe do ta kuptoni që ishte një situatë tërësisht e cmendur edhe më mirë nuk mund ta përshkruante edhe raporti final i OSBE-ODIHR", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta sulmon drejtësinë në emër të "Venecias"! Mban sekret 'burimin' e djegies së Kuvendit: Dekoroj Ramën, jo Monikën e Bashën (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen