Kuvendi i Kosovës nesër me dyer
të hapura, pret qytetarët

Kuvendi i Kosovës nesër me dyer<br />të hapura, pret qytetarët
Të hënën, më 15 shtator, kushdo që dëshiron t'i takojë nga afër deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të shohë nga afër punën e tyre dhe ambientin e punës, mund ta bëjë pa asnjë pengesë.

Si rrallëherë ata nesër presin qytetarët, kjo për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Me moton e këtij manifestimi: ”Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi”, duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi hap dyert për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.

Gjatë kësaj dite do të mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, si dhe do të organizohen aktivitete të ndryshme për pjesëmarrësit.

Në të njëjtën ditë do të ndahen çmimet për esenë më të mirë në temën: “Dua të jem aktiv dhe të marr përgjegjësi për proceset politike dhe shoqërore të vendit”.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje