Kuvendi i Kosovës dështoi një ditë më parë në zgjedhjen e kryetarit të tij, gjatë seancës së dytë konstituive.
Kandidati i Partisë Demokratike, Arsim Bajrami, mori 44 vota, kundër votuan 61 deputetë, ndërsa të paanshëm ishin 11 prej tyre. Menjëherë pas votimit, kryesuesja e seancës, Flora Brovina, ndërpreu seancën, duke paralajmëruar se deputetët do të lajmërohen me shkrim për vazhdimin e seancës konstituive, gjatë javës së ardhshme.
Deputetët u mblodhën në seancë pa ndonjë marrëveshje që do të nxirrte vendin nga ngërçi politik, në të cilin ndodhet që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Në fund të muajit gusht, Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm vendimin për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit në seancën e 17 korrikut dhe i njohu Partisë Demokratike të drejtën që të propozojë kandidatin për kryetar, si grupi më i madh parlamentar i dalë nga zgjedhjet.
Partia Demokratike tha se është "kundër vazhdimit të qasjes bllokuese të procesit të themelimit të institucioneve shtetërore nga ana e bllokut opozitar".
Në një reagim të kësaj partie thuhet se e drejta për të emëruar kandidatin për kryetar të Parlamentit "paraqet një të drejtë të patjetërsueshme dhe të patransferueshme të Grupit Parlamentar të PDK-së, si grupi më i madh parlamentar".
Ndërsa koalicioni LDK-AAK-Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje, pas vazhdimit të seancës konstituive, në një deklaratë të përbashkët konstatuan dështimin e PDK-së për të zgjedhur kryetarin dhe për të konstituuar Kuvendin në Legjislaturën V.
"100 ditët nga data e mbajtjes së Zgjedhjeve të përgjithshme ishin të pamjaftueshme për PDK-në që të krijojë shumicën në Kuvend. Shumica absolute, pra 61 deputetë, ishin kundër propozimit të PDK-së, kandidati i të cilës mori vetëm 44 vota", theksohej në deklaratë.
Koalicioni i shumicës parlamentare konstatoi gjithashtu se ndërprerja e seancës nga kryesuesja, deputetja Brovina, pa e respektuar të drejtën e deputetëve të koalicionit të shumicës për fjalë, ishte jokorrekte.
Në vendimin e fundit Gjykata Kushtetuese tha se u takon deputetëve që të gjejnë një zgjidhje, meqë kushtetuta nuk parashikon, që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, një mundësi e tillë nuk është përjashtuar, ndonëse asnjëra nga partitë politike nuk shprehet në favor të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Meqënëse as seanca e dytë konstituive nuk çoi në një zgjidhje, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vendosi që të thërrasë partitë në këshillime.
Në takime të veçanta kanë marrë pjesë udhëheqësit e PDK-së, me kryetarin Hashim Thaçi, të Listës Serpska, të udhëhequr nga Sllobodan Petroviç, të grupit parlamentar Gjashtë plus, të LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje, të përfaqësuar nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti, si dhe deputetët e komuniteteve të tjera të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare theksoi se "konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi".
"Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese", u shpreh Jahjaga.
Presidentja Jahjaga tha se takimet zhvillohen me qëllim të lehtësimit të diskutimeve me forcat politike për gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Në punimet e Kuvendit të Kosovës, ishin të pranishëm edhe trupi diplomatik i akredituar në Prishtinë. Disa ditë më parë, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar , deklaroi se "ne kemi pasur zgjedhje të mira, është stopuar në formimin e institucioneve, patëm një pyetje në gjykatë, që është demokratike edhe për vendet e tjera. Do të shohim se çfarë do të ndodhë javën tjetër, ne nuk kemi ndërhyrë, nuk duam të ndërhyjmë dhe Kosovës nuk i nevojitet të ndërhyjmë".
Ndërkohë edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff deklaroi se "ne nuk do të përfshihemi në këtë proces"./ATSH/
/Shqiptarja.com