/ATSH-B. Jashari/.-Vazhdimi i seancës plenare, të filluar në 16 korrik, me pikat e mbetura, është sot në axhendën e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare, të sapo njoftuar.
Miratimi i Ligjit që i hapë rrugë rishikimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2015, ishte vendimi i fundit i Kuvendit të Kosovës javën e kaluar, në 16 korrik, pasi për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e projektligjeve seanca plenare ndërpreu punimet. Seanca e ndërprerë e Kuvendit të Kosovës do vazhdojë me votimin e Projektligjit për Sigurimet, të shqyrtuar tashmë për herë të parë.
Në Kuvendin e Kosovës pritet edhe që qeveria të riprocedojë për votim amendamentin kushtetues që ka të bëjë me Gjykatën Speciale, pasi për këtë edhe të sigurohet numri i nevojshm prej dy të tretave.
"Specialja mund të votohet këtë javë", është sot një nga kryetitujt e shtypit të Kosovës.
Amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale me shumë gjasë deri në fund të kësaj jave do të riprocedohen në Kuvendin e Kosovës.
Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës "Zëri" brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, sipas të cilëve, disa deputetë të PDK-së, të cilët fillimisht kishin votuar kundër Speciales apo kishin abstenuar, tashmë kanë ndryshuar qëndrim. Pas dështimit të themelimit të Speciales javë më parë në Kuvend, faktori ndërkombëtar ka rritur presionin ndaj zyrtarëve qeveritarë, përkatësisht ndaj drejtuesve të PDK-së, nga të cilët po kërkohet të votohet Specialja, në mënyrë që e njëjta të mos shkojë në OKB, ku ka ndikim të madh Rusia.
Burime brenda Grupit Parlamentar të PDK-së thonë se disa deputetë të këtij subjekti politik kanë ndryshuar qëndrim dhe nëse e njëjta riprocedohet deri në fund të javës në Kuvend, gjasat janë që e njëjta të kalojë. Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar të dielën se nuk ka informacion nëse Specialja këtë javë do të votohet në Kuvend, shkruan gazeta.
Në 26 qershor, Kuvendi i Kosovës me 75 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime nuk e miratoi propozim-amendamentin nr. 24 në Kushtetutën e Republikës për krijimin e Gjykatës Speciale. Votat kundër dhe abstenim ishin nga pozita - PDK, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Për miratim mungonin 5 vota, duheshin së paku 80 vota të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë këtu edhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve pakicë.
Qeveria e Kosovës, e zgjedhur në 9 dhjetor 2014, për vitin 2015 ka parashikuar të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.
/Shqiptarja.com