Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë nesër në orën 9:00 nismën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Pas këtij njoftimi organiztorët që zhvillojnë protestat çdo natë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së kanë njoftuar se qytetarë do të qëndrojnë gjatë gjithë natës para ndërtesës së Kuvendit.
“Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit. Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: votojeni ligjin!
Nga ora 08:00 e mëngjesit, i bëjmë thirrje secilit qytetar të na bashkohet në sheshin Skënderbeu. UÇK-ja është historia jonë. Identiteti ynë. Liria jonë”, thuhet njoftimin e faqes ‘Jo në emrin tim’ në Facebook.
Lajmi kryesor:
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës nesër seancë për ligjin për Specialen








