Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së është zhvendosur këtë mbrëmje nga sheshi kryesor i Prishtinës te dyert e Ministrisë së Drejtësisë. Përballë godinës, ku policia ka formuar një kordon, protestuesit nën thirrjet 'liri për çlirimtarët" kërkojnë që ministria t’ia dërgojë qeverisë propozimin për ndryshimin e ligjit për Specialen, që më pas të kalojë në Kuvend për votim.

Qytetarët kanë marshuar drejt ministrisë me pankarta “Jo në emrin tim”, në natën e 17-të të protestave. Gjatë tubimit janë hedhur edhe mjete piroteknike, çka ka nxitur organizatorin Çlirim Haziri t’u bëjë thirrje pjesëmarrësve të mos i drejtojnë ato ndaj policisë.

“Motra e vëllezër mos e gjuani asnjë mjet piroteknik drejt policisë. Në mesin tonë ka fëmijë e nëna, mos gjuani”, tha ai.

Nga dyert e ministrisë, Haziri i iu drejtua ministres Donika Gërvalla, duke i kërkuar të procedojë ligjin për Specialen. Ai paralajmëruar oise protestuesit do të dalin çdo natë, derisa ministria të ndërmarrë këtë hap.

“Kërkesën tonë prej qeverisë e sollëm te dyert e kësaj ministrisë, te ministrja Donikë, i kërkojmë sot këtu, ta procedojë atë ligj të UÇK-së, ta procedojë se në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi derisa asnjë natë derisa kjo ministri ta procedojë ligjin…”, ka deklaruar Haziri.

 Kërkesa e protestuesve vjen pasi ministrja Donika Gërvalla deklaroi më 26 shtator se projektligji i PDK-së për ndryshimin e ligjit për Specialen po shqyrtohet nga ekspertët e ministrisë. Ajo premtoi dërgimin e shpejtë të opinionit juridik në Qeveri, por kërkoi kujdes për të shmangur gabimet.

Protestat “Jo në emrin tim” nisën pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin, ndërsa më 1 tetor u zhvillua një marsh me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve në mbështetje të tyre.

Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por e ka selinë në Hagë. Ajo shqyrton akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që lidhen me luftën në Kosovë. Protestuesit kërkojnë ndryshime në ligjin që rregullon funksionimin e saj, ndërsa sonte e kanë çuar këtë kërkesë te Ministria e Drejtësisë, duke i kërkuar Donika Gërvallës ta procedojë menjëherë për shqyrtim.

Gjykata Speciale në Hagë dënoi më 16 shtator ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, me gjithsej 81 vjet burg për krime lufte. Thaçi dhe Krasniqi morën nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet dhe Selimi 13 vjet. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet në Ape