KOSOVË- Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar projektrezolutën e propozuar nga LDK-ja që i ndalon presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë çështjen e rishikimit të kufijve në Bruksel.

Nga 91 deputetë të pranishëm në Kuvend, vetëm 50 deputetët e opozitës votuan pro, ndërsa nuk kishte as votë abstenim apo kundër.

Me vetëm 50 vota, rezoluta nuk ka kaluar dhe në shenjë pakënaqsië deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës u larguan nga salla.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Ndërsa Kosova nga ana e saj e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën.