PRISHTINË, 12 Mars/ATSH/.- Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan sot ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë vendit.
Sipas KosovaPress, nga 79 deputetë të pranishëm në seancë, pro votuan 60 deputetë, kundër 17 deputetë, ndërsa abstenuan 2 deputetë.
Në seancën e pasdites Kuvendi miratoi me shumicë votash edhe taksat vjetore për vitin 2015. Kuvendi po ashtu ka votuar emërimin e Aida Dërguti nga radhët e Vetëvendosjes, si nënkryetare e Kuvendit./m.m/












