Deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar për përfshirjen e dy këshilltarëve të Presidentit në listën listen e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe duke ironizuar Kuvendin e demokratëve me atë të Partisë Komuniste të Kinës shkruan se Partia Demokratike punon në Presidencë dhe Presidenca zgjidhet në PD.
 
“Ky është turp kushtetues!! Gjergj Lezhja-funksionar politik i Presidentit të të gjithë popullit shqiptar, ështe numri 157 në listën e kandidateve për anëtar të Këshillit Kombetar të PD, Ylli Asllani funksionar politik i Presidentit  është numri 280 në listën e kandidatëve për anëtar të Keshillit Kombëtar të PD”, shkruan Braçe.
 
 
Deputeti socialit thotë se këta shkelin barbarisht Kushtetutën dhe e kanë kthyer tërësisht institucionin e Presidentit të Republikes në një celulë të njëanshme e tërësisht partiake.


 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)