TIRANE - Kjo legjislaturë e Kuvendit të Shqipërisë pritet të ketë një numër relativisht të lartë të grupeve parlamentare, 5 të tilla, 2 grupe të majta dhe 3 të djathta. Grupi më i madh parlamentar do të jetë ai socialist, i cili është vendosur nga strukturat e partisë më të madhe të drejtohet sërish nga Gramoz Ruçi.
Partia Demokratike ka grupin e dytë më të madh në parlament, por kryetari që do të zëvendësoje Astrit Patozin në këtë detyrë do të zgjidhet paraditen e së hënës nga mbledhja e parë e të zgjedhurve për deputetë të Partisë Demokratike që është njoftuar se do të zhvillohet në seline e re të saj, tek ish-SHQUP.
Për drejtues të përkohshëm të grupit demokrat,të djathtët vendosën dje Edi Palokën. Lëvizja Socialiste për Integrim, që doli nga këto zgjedhje me 17 deputetë, përzgjodhi dje Petrit Vasilin si kryetar të grupit parlamentar. Por me grupet e tyre parlamentare do të përfaqësohen edhe PDIU dhe PR, përkatësisht me 5 dhe 4 deputetë.
Mësohet nga burime pranë këtyre partive se në mungesë të 7 deputetëve të nevojshëm për këtë strukturë parlamentare, ata po huazojnë deputetë nga Partia Demokratike.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com