Presidenca ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kandidaturën e radhës të Presidentit Ilir Meta për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo. Përmes një deklarate të Këshilltarit për mediat Tedi Blushi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha sot në Kuvend se kandidaturat e Metës janë të papërshtatshme.

Blushi ironizon Ballën duke thënë se emrat e propozuara nga Meta janë për të papërshtatshëm pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar për trafik droge.

"Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.
Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.
Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare",
shkruan Blushi.