Kuvendi i Serbisë e zgjodhi qeverinë
kryeministër Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur qeverinë e re të Serbisë, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Aleksandër Vuçiç.

Në qeverinë e re do të jenë 16 ministra dhe dy ministra pa portofol. Ish-kryeministri Ivica Daçiç, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme.

Në Kuvendin e Serbisë për qeverinë e re votuan 198 deputetë, 23 ishin kundër, 6 abstenuan, ndërsa një deputet nuk deshi të votoj.

Partia Progresive e Vuçiç e ka fituar shumicën prej 158 vendeve në parlamentin, me 250 deputetë, në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 16 mars.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare

Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare