Kuvendi i Shqipërisë 1 minutë heshtje për tragjedinë në Maqedoni, Rama: Jemi pranë vendit fqinj

Kuvendi i Shqipërisë 1 minutë heshtje për tragjedinë në Maqedoni, Rama: Jemi pranë vendit fqinj

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje për tragjdedinë e ndodhur dje në Maqedoni.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ftoi të gjithë deputetët të mbajnë një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën dje në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Shkup-Tetovë ku humbë jetën 15 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fjalë të ndjera për tragjedinë në Maqedoni lidhur me aksidentin automobilistik me dhjetëra viktima e të plagosur. Për koiçidencë në Kuvendin e Shqipërisë diskutimet janë për projektligjin për ratifikimin e Protokollit të NATO-s për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E ka quajtur një mishërim të lidhjes së veçantë mes dy vendeve fqinje.

"Zia e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët. Një fat i përbashkët i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me protokollin e aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. Numri i viktimave dhe të plagosurve, për koincidencë më shumë shqiptarë,  na e bën sot emocionalisht më të veçantë lidhjen tonë historike e politike. Kjo gjen mëshirim edhe në aktin e votimit të sotëm në Kuvend. U jemi pranë familjeve të goditura nga tragjedia, dhe do të bëjmë pjesën që na takon për të lehtësuar dhimbjen e tyre. I kemi qenë pranë vendit fqinj", u shpreh kryeministri Rama.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha e nisi fjalën e tij me një ngushëllim për aksidentin e djeshëm në Maqedoni.

Basha i drejtoi familjarëve të viktimave ngushëllimet më të ndjera. Në Kuvendin e Shqipërisë diskutimet janë për projektligjin për ratifikimin e Protokollit të NATO-s për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye Basha tha se mesazhi për Maqedoninë duhet të ishte një mesazh feste por ndodh në kontekstin e një morti.

"Duhej të ishte një mesazh feste por ndodh në kontekstin e një morti. Dua t'ju drejtoj familjarëve të viktimave ngushëllimet më të ndjera në emër të Partisë Demokratike. Ngushëllimet edhe ju zoti Xhaferri si përfaqësues i Maqedonisë", tha Basha.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë