Kuvend/ Një minutë heshtje për policin e vrarë në Banjskë! PS propozon pr.rezolutë për Kosovën! Hasani: Sulmi, tentativë për destabilizim

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku që mbeti i vrarë nga sulmi i një grupit serb në 24 shtator në Banjskë. Deputetët iu bashkuan nderimit për rreshterin e policisë së Kosovës që u sulmua nga grupe terroriste të organizuara dhe të armatosura rëndë. Heshtja i bashkoi vetëm për disa minuta opozitën dhe mazhorancën, që më pas iu rikthyen debateve për qëndrimet ndaj sulmit terrorist dhe Beogradit zyrtar.

Të dyja forcat politike, mazhorancë dhe opozitë, me dy propozime të ndara kërkuan që parlamenti i Shqipërisë të ndërmarrë projekt-rezolutë për të dënuar sulmin Serb në veri të Kosovës.

"Grupi ynë parlamentar ka propozuar një rezolutë që Parlamenti do të duhet ta miratojë menjëherë., të dëgjija edhe mendimine e Misnitrisë tonë nëse ne duhet ët jemi të unifikuar në qëndrim së bashku em Kuvendin e Kosovës", tha Gaz Bardhi.

Nga ana e Partisë Socialiste propozimi për një pr/rezolutë në Kuvend për mbështetjen e Kosovës, lidhur me situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit në veri të saj u njoftua nga ish-ministrja e Jashtme Mimi Kodheli e cila ftoi dhe opozitën që t'i bashkohej kësaj rezolute. 

Por, ndonëse Kodheli i kërkoi opozitës që t’i bashkohej nismës së socialistëve, Rithemelimi që tashmë komandohet nga një pjesë e deputetëve demokratë me në krye Gazment Bardhin ka dorëzuar po ashtu një rezolutë. Me sa duket, mes mazhorancës dhe opozitës nuk ka një konsensus për këtë çështje, ndërsa të dyja propozimet do të kalojnë në konferencën e kryetarëve të mërkurë për tu diskutuar më pas në komisionet parlamentare.

Në emër të qeverisë shqiptare, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, teksa dënoi me forcë krimin e pak ditëve më parë, apeloi për drejtësi.

"Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nxirren sa më shpejt para drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, me pasoja të pakthyeshme të mundshme”.

Ndërkaq një tjetër debat është zhvilluar mes deputetit të PS Erion Braçe dhe deputetit të PD Saimir Korreshi mbi bujqësinë. Deputeti Korreshi ka deklaruar se bujqësia ndodhet në ditën e saj më të zezë, ndërsa deputeti Braçe tha se demokratët kanë përfituar më shumë se socialistët në Lushnje. Seanca e kësaj të hëne iu dedikua problemeve që deputetët njihen në terren në kuadër të javës së gjelbër.

(Kliko këtu për të parë të lexuar) Seanca plenare rendi i dites

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
VIDEO/ ‘Hajdut’, deputeti i PD, Bushati përplaset me protestuesit: Plehra, do na tregoni ju pazaret, u batë ju qelbësira! Hajdeni këtu se ua tregoj unë

“Hajdut, hajdut”, këto thirrje të protestuesve të “Lëvizja Bashkë”, që ishin mbledhur para Kuvendit kanë sjellë një reagim të ashpër të deputetit të Partisë Demokratike Helidon Bushati.

Protestuesit kanë brohoritur këto fjalë ndaj çdo deputeti që kalonte për të hyrë në parlament duke protestuar për miratimin e minimumit jetik, por Bushati u është kthyer duke mos e kursyer gjuhën ndaj tyre.

“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret, u batë ju qelbësira. Kush jeni, jua tregoj unë. Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë! S’keni turp, bëni përgjithësime”, dëgjohet  t’u thotë ai protestuesve.

Gjatë debatit Bushati u ka kërkuar protestuesve që të mos përgjithësojnë akuzat.pd-skeni-turp-hajde-ndonjeri-ketu-ua-tregoj-une%2F&referer=https%3A%2F%2Fëëë.balkanëeb.com%2Fhajdut-protestuesit-e-levizja-bashke-e-provokojne-shperthen-deputeti-i-pd-skeni-turp-hajde-ndonjeri-ketu-ua-tregoj-une%2F&cb=9159fbc809" style="height:0px; ëidth:0px" />

 

Ora 19:35
Sali Berisha thirrje '600 mijë idealistëve shqiptarë': Të përgatitemi për protesta të qëndrueshme dhe të fuqishme

 

Sali Berisha ka paralajmëruar për një lëvizje të fuqishme dhe për organizim të protestave pas humbjes edhe në zgjedhjet e Kukësit. Berisha ka refuzuar të pranojë se në Kukës u zhvilluan protesta të ndershme.

 “Thirrje ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë që refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor të vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportoni krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Thirrje ime për shqiptarët është kurrë mos përligjini një votë të vjedhur. Vota e vjedhur apo vota në preson nuk shpreh vullnetin tuaj, por të atyre që ju rrëmbejnë të drejtën e votës.

PD qëndron fuqishëm e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Evropës”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 14 majit, duke thene se kushdo qe e lexon ate raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet.

“Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar, vota e kontrolluar është vota e diktaturave, e regjimeve totalitare. Ajo nuk është më votë e lirë. Vota e kontrolluar është de fakto në vdekje klinike.

Raporti konstaton se për kontrollin e votës u përdoren mjetet më të paligjshme, u përdoren mjete që dhunuan kodin zgjedhor, kushtetutën, standardet e zgjedhjeve të lira dhe kodin e Venecias.

Makinerisë së frikës dhe presionit i priu kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj qytetarëve në rast se do votonin për kandidatët e opozitës.

Raporti tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata se aplikacioni aktivist dhe terroristet e kuq të votës me petkun e patronazhistit bënë gjithçka për të diktuar vullnetin qytetarëve shqiptarë.

Cilido që lexon me vëmendje këtë raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet. Cilido që lexon këtë raport gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtete elektorale”, u shpreh ish kryeministri.

Ora 19:32
Kuvend/ Bardhi kritika ministrit të Jashtëm: Lexove statuset e Ramës, asnjë masë për Serbinë

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë fjalën në kuvend pas fjalës së Ministrit të Jashtëm Igli Hasani duke e kritikuar këtë të fundit.

Bardhi ka kritikuar ministrin që nuk përmendi asnjë fjalë për masat ndaj Serbisë dhe nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me deklaratat skandaloze të Ramës, sipas Bardhit, për marrjen e veriut të Kosovës nga KFOR.

Bardhi ka ironizuar ministrin duke thënë se “erdhi në kuvend dhe lexoi statuset e Ramës në 48 orët e fundit”.

“Prisja nga ministri i jashtëm që të dënonte rastin dhe prisja të merrja vesh nëse ka kërkuar sqarim për deklaratat e kryeministrit mbi marrjen që duhet t’i bëj KFOR veriut të Kosovës. Prisja gjithashtu që ministri të fliste se a ka kërkuar masa Shqipëria për Serbinë. Kjo sallë sot duhet të kishte çështjen e Kosovës për diskutim. Çfarë po bën ministria jonë e jashtme për sulmin ndaj Serbisë. Me keqardhja ministri jonë i jashtëm lexoi statuset që ka bërë kryeministri këto 48 orë e fundit.”-përfundoi Bardhi. 

Ora 19:25
Sulmi në Veri, Hasani: Tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën! BE dhe SHBA të ngrenë alarmin! Beogradi të ndëshkohet

 

Ministri i Jashtëm, Igi Hasani në fjalën e mbajtur në Kuvend, sulmin në Veri, e ka quajtur tentativë për të destabilizuar Kosovën. Ai u bëri sërish thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se nxitësit e sulmit duhet të dënohen.

"Qeveria ka dënuar aktin kriminal në Kosovë. Ka tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. Nxitësit duhet të ndëshkohen. Dita e zisë në Beograd është sinjali më i keq që i jep rajonit. BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin për përshkallëzimin e situatës dhe garantimin territorial të Kosovës. Duhet të ketë shtim të KFOR-it si garanci për sigurinë në Kosovë"

Ora 19:06
Mimi Kodheli: Do të doja të dilnim nga ky parlament me një rezolutë për Kosovën

Partia Socialiste ka propozuar një pr/rezolutë për mbështetjen e Kosovës. Ka qenë deputetja e PS Mimi Kodheli ajo që ka kërkuar që Kuvendi në këtë seancë të dalë me projekt rezolutë, ndërsa ka ftuar dhe opozitën që t'i bashkohet propozimit të PS.

"Do të doja të dilnim nga ky parlament sot me një rezolutë për Kosovën", tha ai.

Ora 18:13
'Më trego ku janë produktet bujqësore', Braçe-Korreshit: Ka demokratë që kanë përfituar më shumë se socialistët në Lushnje! Ti je i pari në listë

 

Deputeti i PS Erion Braçe ka replikuar me deputetin e PD Saimir Korreshi në lidhje me Bujqësinë, duke i thënë se ka demokratë që kanë përfituar më shumë se socialistët në Lushnje.

Korreshi: Më trego ku janë produktet bujqësore!

Braçe: Të tregoj edhe ndonjë gjë tjetër ty unë! Në këtë sallë ka edhe demokratë që janë më shumë socialistë se demokratë se kanë përfituar me shumë se socialistët atje në Lushnje.

Korreshi: Më trego listën.

Braçe: Do listën? Ti je i pari për shembull. Ajo që desha të thosha ka të bëjë me faktin se fenomenet natyrore nuk varen nga qeveria. Bie shi apo breshër sot nuk ka lidhje me ministrat apo kryeministrin. Detyra e qeverisë është të adresojë ndryshimet klimatike. Kur njëri këtu merrte shalqirin dhe i fuste kastravecin brenda unë flisja për ndryshimet klimatike. Nëse në këtë sallë ka akoma njerëz që mendojnë se ky ishte vit i keq bujqësor nuk i ndihmoj dot. Kujt nuk i ka pëlqyer shalqiri, pastaj rrushi e domatet le të presë sezonin e preshit se është shumë afër.

Korreshi: E para unë nuk tu referova përveç inputeve bujqësore. Meqë je deputet i Divjakës dil edhe nga këneta e Karavastasë se ka 12 vite që rruhen lekët. Le të verifikohet nga ministrja kush janë ata që kanë marrë naftë dhe kush jo. Unë këtë po them. Pse iku ministrja e bujqësisë nuk jam për preshin e sallatorin.

Ora 18:06
Bujqësia/ Korreshi-Braçes: Si po ecën situata me selfiet? Nga Lushnja po pyesin kush i mori këto subvencionet

 

Një debat në lidhje me Bujqësinë është zhvilluar med deputetit të PD Saimir Korreshi dhe deputetit të PS Erion Braçe gjatë seancës së sotme plenare. Korreshi ka ironizuar pamjet e shpërndara nga deputeti socialist nga vreshtat e Lushnjes.

 “Selfiet e këtyre dite kanë qenë shumë të ndjeshme për fermerët e Lushnjes, por mirë do të ishte të mos kishin shkuar vetëm këta të PS-së, pro të kishin dalë edhe këta të anëve tona (demokratët). S’ka vetëm PS këtu. Ka 3 ditë që fermerët e shkretë dalin në arë vetëm për të bërë selfie, jo mo se nuk vaditet toka. Ata ngelen me telefon në dorë.

Tani o na tregoni se si ecën situata me selfiet, se për ndryshe nuk kemi terezi kështu. Së pari u uroj suksese në detyrën e vështirë të ministrisë së Bujqësisë. Së pari gruri është në magazinë sepse duhet të pyesini sa është kuintali i grurit. Iku druri erdhi misri, po njëlloj.

Po pyesin nga Lushnja ore kush i mori këto subvencionet? 25 vite ka komuna e Dushkut pa u vaditur. Pyetini njerëzit se çfarë do të thonë.

E pra kjo është situata. Lushnja gjithë ky vend bujqësor, nuk ka një laburator por duhet të shkojmë në Krujë për të bërë analizat e tokës. Verifikojini njëherë pse u ndalë tollonat e nafëts dy ditë para zgjedhjeve. Ka një kallëzim nga unë personalisht për këtë në Prokurorinë e Lushnjes. Është ndarë pikërisht nga mbështetës të Partisë Socialiste që nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë.

Verifikojini pse ajo shumë 400 mijë lëkë të vjetëra për hektarë serë nuk janë marrë nga fermerët, por u dhanë vetëm 186 mijë lekë. Nuk e dija se deri dje gjithçka zgjidhej me selfie, por bujqësia është në ditën e saj më të zezë. Doni të dini se si është vërtetë bujqësia, ejani dhe jua tregoj unë”- tha Korreshi.

Ora 17:39
Kuvend/ Braçe: T’i bëjmë presion edhe nga Parlamenti Greqisë që të miratojnë sigurimet shoqërore për shqiptarët që kanë punuar me vite atje

 

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend për domosdoshmërinë e ngritjes së një problematike në Kuvend lidhur me miratimin e sigurimeve shoqërore me shtetin fqinj.

Përpos problematikave të tjera, Braçe theksoi se është imediate të lëvizet menjëherë për të bërë një marrëveshje me Greqinë lidhur me sigurimet shoqërore.

“Patjetër që shi nuk bie një ditë, breshër nuk ka rënë dje, as para një jave. Breshër bie saher krijohen kushtet për të rënë. Është ministre, Krifca apo Dedja nuk ka lidhje, s’ka qeveri ta mbaj shiun me dorë.

 Njerëz apo sipërmarrës që kanë përfituar edhe nga mbështetja buxhetore edhe nga IPARD sot janë më jo korrektët, nuk i paguajnë bujqve vlerën e mallit që marrin për ta.

E kanë detyrim ligjor kontrollin e faturimit të çdo transaksioni, ndërkohë që sot nuk gjen një faturë. E sa kohë nuk ka një faturë, e një kupton në pakicë, lërë më në shumicë. Të zbatohet ligji tatimor dhe kontraktual, ku bujqit janë viktimat kryesore në këtë rast. Ligji i mbrojtës së tokës bujqësore ka kaluar këtu shumë pak kohë më parë, në atë ligj ndalohet djegia e mbeturinave...

Zjarri është i ndaluar kategorikisht, por kësaj radhe jo vetëm që u vihet zjarri, digjen edhe ato në lagjet e fshatrave. Duke vënë në rrezik jetën e njerëzve jo vetëm produktin. Ndaj është momenti për t’u bërë thirrje institucioneve përkatëse për të nxjerrë aktet nënligjore që e bëjnë të zbatueshëm këtë ligj. Së treti, kjo lidhet drejtpërdrejt me Parlamentin... të merren drejtpërdrejt me institucionet kushtetuese që lidhen drejtpërdrejt me Parlamentin.

Sot Kroacia miratoi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, njëlloj edhe Zvicra me Italinë, kjo e fundit në prag. Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë duhet të përfitojnë. E vetmja që nuk lëviz është Greqia, ku shqiptarët ku kanë kontribuar për vite me radhë kanë kontribuar ekonominë greke, kanë paguar sigurimet shoqërore. Kjo çështje është themelore, duhet bërë edhe çështje e parlamentit. Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum, që punëtorët shqiptarë të marrin mbrapsht kontributet e sigurimeve shoqërore.”- tha Braçe

Ditën e sotme Krocia miratoi marrëveshjen me vendin tonë për sigurimet shoqërore, pak ditë më parë edhe Zvicra u bë pjesë e vendeve ku ne e zbatojmë këtë marrëveshje. Pritet që kjo marrëveshje të finalizohet edhe me Italinë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Merita: 12/10/2023 12:26

    Nese Vucic nuk shkon ne Hage per krimet e luftes dhe per te gjitha sulmet ne Veri,keshtu do vazhdoje me Kosoven.Eshte e vetmja zgjidhje.Ju kini opoziten serbe me vete.Ky ishte sulm kriminal shteteror jo sulm nga nje grup terrorist.Po nuk shkoi Vucic ne Hage ska asnje dialog. VUCIC NE HAGE.

    Përgjigju
  • Open Ballkon: 03/10/2023 10:08

    Asnjë masë kundër Serbisë.

    Përgjigju
  • Maksi: 02/10/2023 20:01

    Po hajt, Kuvendi priti deri te 7at te pakten jo si Pashiqi...

    Përgjigju
  • Ana: 02/10/2023 19:03

    Ka ardhur dita qe Shqiperia ti kerkoje pse jo edhe llogari Greqise nqs ajo nuk i zbaton ligjet sidomos kundrejt shqiptareve qe jetojne atje qe jane robtuar vite me radhe per buken e gojes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë