Kuvendi i thotë Po gazsjellësit TAP
PS kundër ligjit për statistikat zyrtare

Kuvendi i thotë Po gazsjellësit TAP <br />PS kundër ligjit për statistikat zyrtare
TIRANE - Me 124 vota pro është miratuar gjatë seancës së sotme projekti për linjën e gazsjellësit TAP. Megjithatë nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës. Ministri i Ekonomisë Rdivan Bode është shprehur: "Për fatin tonë të mirë dhe me këmbënguljen e qeverisë shqiptare në projekt ekziston një dalje e gazit të lëngshëm, e vetmja në të gjithë trajektoren në territorin shqiptar që do të përdoret për furnizimin e Shqipërisë, por edhe të gjithë bregdetit lindor të Adriatikut".

Ndërsa ligji për "statistikat zyrtare", i cili u miratua me 71 vota pro dhe 53 kundër, ngjalli jo pak debate gjatë seancës plenare. Opozita e ka quajtur INSTATIN si institucionin më të pabesueshëm dhe se statistikat e prodhuara nga ky institucion janë vetëm në funksion të qeverisë. Por, ministri i Financave Ridvan Bode ka hedhur poshtë akuzat e opozitës duke thënë se INSTAT prodhonte statistika të besueshme, mbi të cilat janë hartuar edhe politikat e suksesshme të qeverisë.

Opozita dhe mazhoranca ka debatuar edhe përsa i përket ligjit për inspektimin i cili është konsideruar si i papranueshëm.

BALLA: BERISHA FSHEHU 913 000 TE PAPUNE DHE POPULLSINE SIPAS QARQEVE
Ora 11:57 Me urdhër të Sali Berishës, janë fshehur të dhënat e censusit për 913 mijë të papunë në vend, ç’ka konfirmon shifrën e dhënë prej nesh prej 1 milionë të papunësh, tha sot gjatë debateve në Kuvend, deputeti socialist Taulant Balla, gjatë diskutimit të projektligjit për INSTAT.

Me urdhër të tij, tha Balla, është fshehur edhe popullsia rezdenciale në bazë të qarqeve. Këtë të fundit duhet të dijë mirë mbesa e gruas së Berishës, në krye të Instatit, sepse Kryeministri i ka zënë grykën INSTAT-it dhe shembull janë faktet.

Censusi kryhet njëhërë në 10 vjet, ka një rëndësi të dorës së parë përsa i përket të dhënave të tij, por unë nuk do të merrem këtu as shifrat e dyshimta për çështje kombësie, fetare etj, as me shpërblimin e militanëve që u bënë anketues, por me fshehjen e të dhënave të rëndësishme, siç është papunësia.  Deri më sot ajo shifër nuk është publikuar sëbashku me popullsinë rezidenciale në bazë të qarqeve. Në vend të saj na është dhënë vetëm një shifër e përgjithshme prej 2.8 milionë rezidentësh.

AHMETAJ: PRO GAZSJELLESIT, DO TE NDERTOHET GJATE QEVERISJES SE PS
Ora 11:30 Projekti i gazsjellësit është në interesin tonë, sepse do të jetë qeverisja e Partisë Socialiste sëbashku me konsorciumin dhe faktorët e tjerë që do ta realizojnë atë gjatë 5-7 viteve të ardhshëm. Kështu ka deklaruar sot në Kuvend, Arben Ahmetaj, deputeti i PS-së, gjatë diskutimit të disa ndryshimeve në ligjin për sektorin e gazit natyror.

Ahmetaj foli në mënyrë kritike për dokumentin e prezantuar nga Qeveria shqiptare për këtë qëllim, pasi shifrat për përfitimet nga gazi, të punësuarit etj. që deklamon Qeveria shqiptare, janë qesharake; nuk ka fakte konkrete, nuk dihet çfarë përfiton Shqipëria kur Turqia dihet që do të marrë 40% të furnizimi.

E tërë kjo, tha ai, bëhet si nga paaftësia, ashtu edhe nga dashakeqësia për ta përdorur këtë projekt për qëllime elektorale. Shqipëria nuk ka se çfarë të diskutojë për të përveçse ta mbështesë dhe ta lehtësojë realizimin e këtij projekti.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë