Me konsensus të plotë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi rezolutën për nderimin dhe mirënjohjen e thellë për figurën e Presidentit, Ibrahim Rugova.Rezoluta nderon me mirënjohje rolin e jashtëzakonshëm e udhëheqës të Presidentit Ibrahim Rugova, në rrugëtimin e shqiptarëve drejt shtetit të pavarur të Kosovës.