TIRANE- Nisja e sesionit të ri parlamentar, do të startojë dhe me nisjen e përballjes në reformën në drejtësi. Burimet kanë bërë të ditur se nga maxhoranca do të pritet nisja e një komisioni të posaçëm i cili do të hedhë dritë dhe mbi mangësitë që hasen në sistemin gjyqësor dhe hallkat e tjera të drejtësisë. Ndërkohë që një debat dhe më i gjerë do të përfshijë dhe marrëdhëniet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kjo së pari përsa i përket kërkesave të ministrit për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, por dhe për shkak të akuzave që janë ngritur në parlament për moszbatimin e detyrimeve ligjore nga ana e KLD-së.
/Shqiptarja.com











