Kuvendi kundër Hickës: Veprimet 
e Spahos, sipas ligjit/Dokumenti

Kuvendi kundër Hickës: Veprimet <br />e Spahos, sipas ligjit/Dokumenti
Shërbimet Juridike të Kuvendit rrëzojnë pretendimet e Avokates së Shtetit, Alma Hicka, për shoqërimin e saj me forcë në komisionin hetimor të PD për CEZ-in.
 
Hicka kërkoi arrestimin e deputetit të PD, Spaho, i cili kryeson këtë komision, pasi sipas saj ka shkelur ligjin.
 
Përmes një memo drejtuar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Drejtoria e Shërbimeve Juridike i përgjigjet Hickës duke sqaruar se veprimet e kryetarit Spaho janë të ligjshme.
 
"Detyrimi ligjor i kësaj funksionareje është të paraqitet para organit të Kuvendit", thuhet në shkresën e Kuvendit.
 
Po sipas kësaj drejtorie, largimi i Avokates së Shtetit nga komisioni është një akt i paligjshëm.
 
"Ligji i aplikueshëm është neni 16 pika 4 e ligjit për komisionet hetimore si dhe Kodi i Procedurës penale. Në këto përcaktime ligjore, nuk përcaktohet specifikisht se autoriteti që dërgon thirrjen me forcë, duhet të marrë me vendim të ndërmjetëm, por kur mos ardhja e subjektit dhe mos paraqitja për arsye të papërligjura është pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të ligjit (neni 16, pika 4 e ligjit për komisionet hetimore: "Kur dëshmitari nuk paraqitet pa arsye të përligjura, i kërkohet organeve të policisë të bëjnë thirrjen me forcë të tij". Neni 164 i Kodi i Procedurës Penale, pika 1 “Kur dëshmitari i thirrur rregullisht, nuk paraqitet në vendin, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm”, thuhet në shkresën e Drejtorisë Juridike të Kuvendit.
 
"Lidhur me pretendimin për komunikimet dhe aktet që shoqërojnë atë, duke qenë se Znj.Hicka e quan një komunikim të vlefshëm ligjor vetëm me bashkëlidhjen detyrimisht edhe të vendimit të ndërmjetëm, atëherë po me këtë logjikë duhet të vleje edhe fakti se njoftimi i ligjshëm  nga ana tjetër për mos paraqitjen në seancën e radhës, duhet të ishte përcjellë me shkrim nga komisioni dhe të kishte patjetër bashkëlidhur vendimin e ndërmjetëm për largimin e saj nga dëshmia e datës 10 shkurt dhe paraqitjen e saj një datë tjetër", vijon më tej shkresa e Drejtorisë Juridike të Kuvendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra