Kuvendi: Kursyem, deputetët
​nuk sollën faturat e hoteleve

Kuvendi: Kursyem, deputetët<br />​nuk sollën faturat e hoteleve
Në raportin financiar për vitin 2016, Kuvendi thotë se ka kursyer pasi deputetët kanë bërë mungesa ose nuk kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për ribursimin e faturave.

“Vlera faktike e këtyre kompensimeve është 170 milion lekë.

Duhet theksuar se nga programi legjislativ kanë rezultuar kursime nga kompensimet financiare të deputetëve, të cilat në planifikim llogariten sipas Statusit të Deputetit dhe varen nga disa faktorë: Numri i mbledhjeve të komisioneve parlamentare i cili nuk ka kapur vlerat maksimale të parashikuara dhe për rrjedhojë edhe honoraret e deputetëve kanë qenë më të ulta. Mospjesëmarrja e deputetëve për shkaqe të ligjshme të paligjshme shoqërohet me mos pagesë honorari.

Ditët e dietave brenda vendit, në aktivitetet parlamentare në Tiranë apo në qarqe janë deklaruar më pak se niveli maksimal që parashikon baza ligjore.

Deputetët nuk kanë paraqitur fatura hoteli për të tërhequr shpenzimet e akomodimit dhe planifikimi i qerasë së një banese në Tiranë për deputetët e rretheve kanë qenë më të ulta se planifikimi”,
-thuhet në relacion.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Fiorentina barazim të artë 1-1 kundër Brugge, italianët janë finalistët e parë të Conference League

Fiorentina barazim të artë 1-1 kundër Brugge, italianët janë finalistët e parë të Conference League