TIRANE- Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ligjin “Për urgjencën mjekësore”. Gjatë prezantimit të projektligjit, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se synohet zhvillimi i shërbimit të urgjencës mjekësore, duke u shprehur se ky projektligj është instrumenti bazë për zhvillimin e shëndetësisë.
 
“Qytetarët kërkojnë shërbim cilësor, por edhe profesionistët e mjekësisë synojnë të ofrojnë shërbimin më të mirë, por mungesa e instrumenteve të nevojshme dobëson punën e tyre. Ndaj zhvillimi i shërbimit të urgjencës mjekësore është i nevojshëm”, u shpreh ministri Beqaj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)