Kuvendi: Mandati i kreut të AMA
ka përfunduar në Shtator të 2012

Kuvendi: Mandati i kreut të AMA<br />ka përfunduar në Shtator të 2012
TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë ka bërë të ditur sot se, mandati i kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive ka mbaruar që në datën 24 shtator 2012, datë kur Endira Bushatit i ka mbarur edhe mandati ligjor si anëtare e këtij institucioni.
 
Drejtoresha e Shërbimit të Informacionit në Kuvendin e Shqipërisë, Marsjola Duro, ka deklaruar gjatë një konference për median se, pas kontrollit “rezultoi  se mandati aktual i kryetares në detyrë të AMA-s është i pambuluar me mandat anëtari, sipas përcaktimit ligjor, që nga data 24.9.2012, datë kur i ka mbaruar mandati ligjor si anëtare”.
 
Duro ka sqaruar për opinionin publik se, “shërbimi i monitorimit të institucioneve të pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj që raportojnë dhe informojnë Kuvendin e Shqipërisë, është strukturë e Administratës së Kuvendit të Shqipërisë që mbështet Kuvendin për ushtrimin e funksionit ligjvënës dhe të kontrollit parlamentar”.
 
“Në mbështetje të Kuvendit, ky shërbim përgatit informacione, vlerësime, analiza ligjore, ndër të tjera edhe për kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe titullarëve të institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, të cilët zgjidhen apo emërohen nga Kuvendi”, ka thënë gjatë konferencës Drejtoresha e Shërbimit të Informacionit në Kuvend.
 
Sipas Duros, puna e këtij shërbimi bazohet në Manualin e Përshkrimit të Punës të Shërbimeve të Kuvendit, miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit.
 
“Shërbimi i monitorimit, sipas përcaktimeve në këtë Manual, raporton drejtpërdrejt tek titullari i institucionit dhe eprori direkt i tij. Kjo praktikë e përcjelljes së informacioneve dhe vlerësimeve të ndryshme për çështjet e sipërpërmendura është ndjekur sipas këtyre përcaktimeve që nga fillimi i funksionit të shërbimit, pra prej vitit 2007 e në vijim”, tha drejtoresha Duro.
Sipas saj, “në memon e përgatitur në tetor të vitit 2013, është vlerësuar vetëm situata e mandateve të anëtarëve të institucionit të AMA-s. Në këtë memo nuk është bërë vlerësimi për Kryetarin dhe mandatin e tij si anëtar. Për shkak të vonesës në vendimmarrjen e Kuvendit, për plotësimin e vakancave të krijuara në këtë institucion, që u pasua me bllokimin institucional të funksionimit të AMA-s, Shërbimi i Monitorimit rivlerësoi situatën e krijuar”.
 
“Në memon e marsit 2014, u riparaqit vlerësimi për statusin ligjor të mandateve, vakancave të anëtarëve, duke u plotësuar edhe me vlerësimin e mandatit të kryetarit  si anëtar. Këtu, rezultoi  se mandati aktual i kryetares në detyrë të AMA-s është i pambuluar me mandat anëtari, sipas përcaktimit ligjor, që nga data 24.9.2012, datë kur i ka mbaruar mandati ligjor si anëtare”, tha gjatë deklaratës së saj, drejtoresha e Shërbimit të Informacionit.
 
Sipas saj, “vlerësimet e kryera nga Shërbimi i Monitorimit, por edhe nga Shërbimet e tjera të Kuvendit, përbëjnë dokumente tekniko-ligjore mbështetëse dhe orientuese për Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit”.

“Sa më sipër, janë organet e Kuvendit që bëjnë vlerësimin dhe realizojnë vendimmarrjen përfundimtare në komisione dhe në seancë plenare”, përfundoi deklaratën e saj Drejtoresha e Shërbimit të Informacionit në Kuvendin e Shqipërisë, Marsjola Duro .
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030