TIRANË – Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për ish ministren e Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila u nda nga jeta sot pas mesditës. Kërkesa erdhi nga deputeti Pandeli Majko, në emër të grupit kuvendor socialist.

“Esmeralda Uruçi, ishte një politikane, e cila ka lënë pas një model qetësie e që ka dhënë më shumë sesa ka marrë nga politika jonë”, tha Majko.
Kërkesa është mbështetur nga kryeparlamentarja Topalli, e cila ka ftuar deputetët të mbajnë një minutë heshtje për Uruçin dhe shprehën ngushëllimet për bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

(aq/shqiptarja.com)