Kuvend, PS e PD bëhen bashkë, votohet me 126 vota Akti Normativ për blerje të 500 mijë vaksinave Pfizer! Debat për krizën, Basha: Vendin e keni nxjerrë në shitje! Rama: Mbeturina të komunizmit

TIRANË-Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku ka pasur debate të shumta që lidhen me menaxhimin e pandemisë dhe situatën ekonomike pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve. Në fund Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër, asnjë abstenim, Aktin Normativ për bljen e 500 mijë doza vaksinat Pfizer. 

Kjo seancë parlamentare ka nisur me një përplasje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Basha ka ripërsëritur akuzën se qeveria ka fshehur viktimat e COVID, por kjo është mohuar nga ministrja, e cila tha se vendi ynë ka fituar betejën edhe ndërkombëtarisht dhe se opozita nuk ka bërë gjë tjetër këto 18 muaj veçse “duke hequr vallen e vdekjes”.

Nga ana tjetër akuzave për rritje të çmimeve si pasojë e keqmanaxhimit, sipas tyre, të situatës nga qeveria, kryeministri Edi Rama tha se opozita është shndërruar si “mbeturina të Partisë së Punës”, që bën aleanca me viruse me tërmet, përmbytje dhe kriza në vend që të ofrojnë një zgjidhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Vaksinat bëjnë bashkë PD-PS, miratohet pa asnjë votë kundër akti normativ për blerjen e 500 mijë doza Pfizer

 

Miratohet akti normativ për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer. Kuvendi nga votuar me 126 vota pro, pa asnjë kundër, pra së bashku me dakordësinë e opozitës.

Ora 14:50
Taksa e qarkullimit, Balla i kthehet Bashës: I them Lulit mos hyj te shifrat, se je Zot na ruaj

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar kryedemokratit që mos të bëhet pjesë e llogaritjeve, pasi nuk është i zoti. Teksa ka komentuar taksën për qarkullimin, Balla tha se Basha ka qenë i pranishëm në momentin që kjo taksë është votuar për herë të parë.

'Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Basha e quajti taksën e qarkullimit ‘taksa Rama’. Kemi qenë të dy së bashku kur kjo taksë është votuar për herë të parë, vendosja e taksës së qarkullimit brenda çmimit të karburantit. Ish-ministri juaj Bode argumentonte se ishte mënyra e vetme për të mbledhur këtë taksë. Bode erdhi asokohe që kjo të futej në çmimin e karburantit. U bë 17 jo 24 siç thotë Luli. Dhe Lulit i them mos hyj te shifrat se je Zot na ruaj. Pra është e vetmja mënyrë për ta mbledhur këtë taksë.'- tha Balla.

Ora 12:56
Deklarata e Ramës se PD duket si mbeturinë e Partisë së Punës revolton Alizotin: Të udhëheqim protestat kundër këtij njeriu

Deklarata e Kryeministrit Rama në Kuvend që e akuzoi PD-në se kur flet për krizën e ccmimeve duket si mbeturinë e Partisë së Punës, duket se e ka revoltuar deputetin demokrat Tomor Alizoti.

Në një dalje për media ai tha se Rama nuk ka moral të bëjë moral, pasi Partia e Punës janë njerëzit e tij Kristaq Rama dhe Spiro Koleka.

"Me ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral", tha ai

Alizoti tha se PD sipas tij duhet të udhëheqë protestat në vend.

"Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari sepse është vendi me padrejtësitë të mëdha. Nëse në botë sfidat e mëdha janë mjedisi apo teknologjia në këtë vend sfida është uria.  Opozita bëhet të bëjë më shumë protestë, unë jam për protestë maksimale ndaj një njeriu të tillë. Për mendimin tim PD duhet të jetë në pararojë të protestave. Ka protestuar kur i ati i Kryeministrit ishte anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës",  tha ndër të tjera Alizoti.

Ora 12:20
'Në vendin tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd', Grida Duma i reciton Ramës poezinë që Dritëro Agolli e shkroi për Berishën?

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD-së, Grida Duma, zgjodhi disa vargje të shkrimtarit Dritëro Agolli, për t'ju drejtuar kryeministrit Edi Rama. '

"Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur një vendin e çmend', ishin vargjet e cituara nga Grida Duma, por duke harruar se këto vargje, Agolli i shkroi në parlament më shumë se 26-27 vite më parë, vargje të cilat sipas tregimeve të vetë kolegëve të tij i hodhi në letër duke dëgjuar një fjalim të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës.

Poezinë, më pas Agolli e plotësoi, e teksa ai nuk ka artikuluar kurrë se ky varg iu 'dedikua' Berishës, kjo është konfirmuar nga kolegë të tjerë të tij.

Ora 12:05
Tabaku: Këtu ekonomia u rrit me 17.9%, në Amerikë me 6%! E gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar me shifrën 17.9% të rritjes ekonomike, të artikuluar nga qeveria. Në Kuvend, Tabaku tha se ndërkohë që ne arrijmë këto shifra, rritja ekonomike në Amerikë është vetëm 6%. Sipas Tabakut, e gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve, teksa rritjen e konomike të deklaruar e konsideron false.

"Askush nuk tha se 100 mijë shqiptarë dolën nga puna në vitin e pandemisë. Më 9 mars kur u mbyll Shqipëria, qeveria u zhduk, i lanë shqiptarë në mëshirë të plotë dhe rrinë këtu e thonë krenarë e i dhanë 3 paga. Fondin Grancisë, 50% ja dhanë oligarkëve. Sot i gjithë buxheti ka lënë qytetarët në mëshirë dhe nuk është në shërbim të ekonomisë, por 11 personave që kanë grabit parlamentin dhe ekonominë. Është rritur ekonomia me 17.9%, Amerika me 6%, imagjinoni pak. Po ça është rritur? E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm pagesat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Bujqësia që është sektori që duhet të kishte rritjen më të madhe, ka rënie të prodhimit dhe punësimit.  E kanë zhdukur tregu e konkurrencën", tha ajo.

Ora 11:55
Çfarë i tregoi Ahmetaj Ramës në celular, pamjet që s’u panë në kamera nga Kuvendi

 

Kuvendi ka prodhuar shumë zhvillime dhe debate në seancë që u transmetuan në media, e ndërsa shumëçka nuk është parë në kamera. Në këtë fotogaleri vijnë disa momente të shkëputura si bisedat e ministres ‘në vesh’ apo momenti kur Rama shfaqet i habitur nga një bisedë që Ahmetaj i tregon në celular.

Ora 11:32
Basha: 5 shtete me peshë në Samitin e Sllovenisë s’duan që t’i hapin Shqipërisë negociatat me BE, edhe nëse Bullgaria heq veton ndaj Maqedonisë, se vendin tonë e drejton një ‘Lukashenko’

Samiti i BE-së në Brdo të Sllovendisë nuk prodhoi asnjë sinjal pozitiv për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por vetëm premtimin prej 30 mld euro investime, e megjithatë Lulzim Basha ka hedhur një Kuvend një akuzë shumë të fortë.

Ai thotë se Rama ka fshehur lajmin se 5 shtete me peshë të Europës kanë deklaruar se nuk do të hapin negociatat me Shqipërinë edhe nëse Bullgaria heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Nisur nga kjo akuzë, Basha thotë se kjo është arsyeja se përse Rama kritikon BE-në, për të fshehur dështimin e tij.

"Nuk e thotë ky, që në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur që nesër Bullgaria t’ia heq veton Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pas atij raporti sepse nuk kanë në krye një kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit që u zhvat ju, nga xhepat tuaj. Ju çon në kufij të mjerimit, pastaj t’ua blej votën, si Lukashenko. Vetëm një rekomandim mjafton për të kujtuar se ku e katandisi vendin në 8 vite në krye, ky na rreh gjoksin si studenti i vonuar i lëvizjes së dhjetorit. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës, njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë", tha Basha nw Kuvend. 

Basha thotë se në BE-ja është treguar e pasinqertë për faktin se nuk e tregon se përse po i hiqet mundësia e integrimit të vendit.

“Gishti tregohet drejt BE-së, drejt vendeve anëtare, me marrëzi delirante akuzon shtetet anëtare se po tregohen të padrejta. Jo, jo nuk po tregohen të padrejta, por po tregohen të pasinqerta. Këtë ua thash edhe unë në samitin e Partive Popullore. Thojani autokratëve në fytyrë, pse si hapni negociatat. Tregojuni autokratëve të Ballkanit, gangsterëve politikë pse nuk i hapni negociatat, ose pse nuk avanconi në atë rast që i keni hapur. Sepse ju dini gjithçka dhe kjo është e vetmja mënyrë për të rikthyer kredibilitetin e Bashkimit Europian tek qytetarët dhe të qytetarëve tek Bashkimi Europian. Duke qëndruar për vlerat që këta i kanë shkelmuar. Për këtë rezultati dhe pushteti është gjithçka, për ne janë njerëzit”, tha Basha.

 

Ora 11:30
Rama opozitës: Ju një gjeneratë të tërë e futët në gropë me politikën tuaj energjetike! Ne nuk do i lëmë vetëm shqiptarët edhe këtë herë

 

Duke folur në foltoren e Kuvendit për krizën e çmimeve, Kryeministri Rama premtoi se Qeveria nuk nuk do t'i lërë vetëm shqiptarët ashtu siç nuk i la edhe pas tërmetit dhe në këtë periudhë pandemie.

"Ne do t'i mbështesim qytetarët dhe nuk do t'i lëmë vetëm ashtu siç nuk i lamë për asnjë moment në periudhën post tërmet dhe në pandemi.

Ju ishit ata që një gjeneratë e futët në gropë ju me politikën tuaj energjetike. Keni lënë gropën më të madhe në historinë e planetit, jo vetëm të Shqipërisë, në sektorin energjetik. Edhe reformën për të ndaluar vjedhjet nuk e mbështetët, duke thënë se po futen njerëzit në burg se nuk paguajnë. Askush nuk u fut, por vetëm ata që vodhën. Të gjitha këto janë të thjeshta", tha Kryeministri.

Ora 11:23
Rama replikë me deputetë e opozitës: S'merrem me ju, jeni në hall! Më dëgjoni kur flas ose iki e ju lë të flisni vetë

 

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika me deputetët e opozitës, të cilët, nga vendi, ngritën zërin pasi Rama i quajti konceptet e tyre 'mbeturina të sistemit të vjetër'. Rama kërkoi që opozita të respektonte fjalën e tij dhe të mos ndërhynin, duke thënë se nëse nuk bëhej 'një marrëveshje e tillë' që kush flet të dëgjohet, ai mund të ikë nga salla dhe 't'ju lë këtu të flisni vetë'.

"Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër. Unë nuk ofendoj taksën ndërkohë që këtu me respekt dëgjojmë të shara para e mbrapa, që nga të sharat për zonjën atje, e rreth e rrotull, po nuk merrem me ju se jeni në një hall që nuk jua zgjidh njeri. Megjithë taksën e karbonit, nafta është sot më lirë se çishte kur ishit ju.  A ka mundës të mbaroj unë, do e bëjmë marrëveshjen që kur njëri flet të tjerët dëgjojnë siç ju dëgjojmë ne ju kur flisni edhe pse nuk thoni asgjë. Se ndryshe unë e kam të thjeshtë, iki e ju le këtu të flisni, por vij për respekt ndaj jush. Kur flasim dëgjojmë, na pëlqen apo jo.

Ora 11:17
Çmimet e energjisë/ Rama: Jetojmë në treg global, ju dukeni si mbeturina të  Partisë së Punës

 

Për Kryeministrin Rama qëndrimi i opozitës për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist.

"Keni 8 vite që përsëritni të njëjtën gjë, duke marrë të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes sajesave për masakra elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vazhdoni të përsëritni të njëjtat gjëra duke i marrë shqiptarët për budallenj.

Dje në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të gjithë kryefjalën e shqetësimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë për të përballuar fortunën e krizës energjetike. Ju i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet ndërkombëtare. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo jo?

Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër", tha Rama.

Ora 11:12
Basha i përgjigjet zv. kryeministrit: Tirja e ekonomisë nuk përmend taksën Rama mbi karburantet, vjedhja arsyeja e varfërisë

 

'Tirja e ekonomisë' e ka quajtur Lulzim Basha zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, ndërsa tha se gjatë raportimit në Kuvend mbi rritjen e çmimeve dhe ekonominë e vendit, nuk e përmendi 'taksën Rama' mbi karburantet Basha tha se kjo qeveri ka 8 vite që vjedh dhe se kjo është arsyeja e varfërisë.

"Tiret, jo të sanatoriumit, por të ekonomisë pyesin si e kishit ju planin gati se ky doli të dielën për t’ua zënë kafshatën e bukës në fyt atyre që e kanë akoma, ndërsa kryetari i opozitës doli pasdite me një plan. E i ra rreth e qark planit. Një gjë s’e përmendi Tirja e ekonomisë, taksën. Rama mbi karburantin të cilën kemi plot 7 vjet që kërkojmë ta heqë  që kur e vuri në janar të 2014-ës 100 lekë për litër plus TVSH, 120. 100 lekë për litër në janar të 2025-ës plus 20 TVSH. 240 lekë  të vjetra ua mori ky dhe vazhdon t’ua marrë, jo thjesht atyre që blejnë karburantin, por edhe atyre që blejnë bukën e gojës, sepse edhe çmimi i bukës lidhet  me çmimin e karburantit sikundër çmimi i gjithçkaje tjetër në ekonomi. Por, siç u thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit se çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjen që është arsyeja e varfërisë. 2 miliard euro, sa paketa mund të bëheshin për të ndihmuar të varfrit. Jo, janë bërë koncensione, PPP-ra. 120 milion euro që për luftën e tij personale me Beketin, tani do t’ua marr shqiptarëve. Janë 2 herë më shumë se dy paketat gjysma që dha gjoja për ndihmë në kohën e pandemisë. Një njeri i vetëm për shkak të luftës së tij personale, një njeri i vetëm do të marrë më shumë para të paktën se sa u ka dhënë të gjithë shqiptarëve më ulët se Kosova, më ulët se Maqedonia e Veriut. Këto janë të vërtetat që nuk ka asnjë ushtrim propagande t’i mohojë. Sa për shifrat e “Tireve” të ekonomisë, vërtet raporti i Bankës Botërore thotë që sot 30% janë në varfëri ekstreme, dhe ky thotë që përpara paska qenë 34%. Po atë që harron “Tirja” e ekonomisë, janë 500 mijë shqiptarë që ai dhe Tirja e Shqipërisë i përzunë me pahir nga vatrat e tyre në 8 vite të batërdisë dhe babëzisë së tyre që e quajnë qeverisje", tha Basha.

Ora 11:01
Ahmetaj-Bashës: Nëse ne i fshehëm shifrat e viktimave, ju ku i gjetët? Kemi rikthyer të gjitha vendet e punës të humbura në pandemi

 

Zv. kryeministri Arben Ahmetaj,  i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës për akuzën se qeveria ka fshehur shifrat e COVID.

“Përballë pandemisë ne nuk jemi Zoti dhe fatalitet ishin prezent, por më të ulëta se në shumë vende të rajonit dhe botës dhe numrat që sinlli nuk u fshehët, ku i gjetët, i morët nga statistikat zyrate, sot kemi më pak vdekje, për shkak të kujdesit shëndetësor, heroizimit dhe të vaksinimt. Kemi fituar teë gjitha punët e humbura gjatë pandemisë”, tha Ahmetaj

Ora 10:55
Debate Basha-Manastirliu në Kuvend, ministrja: Bëni politikë me kënaqësi me vdekjen! Kreu i PD, Nikollës: Mos u bëj si Lenka Çuko

 

Diskutimi për COVID ka shkaktuar një moment të ashpër mes ministres Manastirliu dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Teksa ministrja iu përgjigj Bashës për akuzat për mbulim të numrit të të vdekurve, kryetari i PD akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se ia dha fjalën me pa të drejtë.

"Nuk e kuptoj pse këmbënguljen me kaq kënaqësi me politikën e vdekjes.  Mos fërkoni barkun as  kur ka fataliteti dhe as kur ka një vaksinë më pak. 4.8 mln fatalitete ka në të gjithë botën. Mos flisni për vdekje të fshehta", tha Manastirliu  

"Unë e kuptoj të marrësh komanda dhe urdhra me buton por kjo nuk është asambleja e PS. Këtu është kuvendi dhe ka disa rregulla. Ajo nuk kishte asnjë të drejtë të çohej pasi askush nuk i përmendi emrin. Kuptohet se jeni të gjithë me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban peng këtë shtet dhe SPAK-un se ndryshe gjysma prej jush nuk do ishit këtu. Zbato procedurën, mos u bëj si Lenka Çuko. Mos u bëj si dispeçër", tha Basha.

Ora 10:53
Ministrja i përgjigjet Bashës: E lehtë të flasësh pa argumenta, shifrat  e përmendura për varfërinë, të pavërteta

 

Të pavërteta i ka konsideruar Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi deklarata e kreut ët PD-së, Lulzim Bashës mbi nivelin e varfërisë në vend. Ibrahimi tha se viti i kaluar ishte i vështirë, por megjithatë vendi mundi të ringrinte ekonominë.

"Është e lehtë të flasësh e të gjykosh pa argument a epa shifra. Vii i kaluar ka qenë i vështirë, situatë me të cilën u përballe gjithë bota, pro reagimi i qeverisë ishte e shpejtë dhe i menjëhershëm. U ndihmuan të gjithë ata që dolën të papunë, duke u ddsibursuar 65754 të punësuar me 3 paga, që punonin për 41 mijë biznese. U akordua një pagë 40 mijë lekë për 173 mijë për at atë punësuar që për shkak  ë pandemisë, bizneset e tyre u ndaluan. Këtë e tregojnë shifrat e punësimit dhe të rritjes ekonomike që arritën të ringrihen. Qeveria i dha garanci sovrane shumicës së bizneseve. Këto çuan që ne të kemi rritje ekonomike këtë vit më të larët se vendet e rajonit. Shifrat e përmendura për varfërinë, të pavërteta, Basha iu referua një studimi të një studiuesi që nuk i referohen shifrave të varfërisë, pro çështje teknike", tha ajo.

Ora 10:42
Basha akuzon Qeverinë: I keni vënë vendit një  tabelë 'në shitje'! Pasuritë kombëtare po ju i shfrytëzoni për veten dhe klientët tuaj

Nga seanca plenare, kreu i opozitës Lulzim Basha, ceku edhe çështjen e koncesioneve. Ai akuzoi Qeverinë si i ka vënë vendit një tabelë 'në shitje'.

"I keni vendosur vendit një tabelë ku shkruhet 'shitet'. Portet dhe pasuritë e tjera kombëtare po i trajtoni si plaçkë. Po i shfrytëzoni për pasurimin e tyre dhe të klientëve tuaj.

Buxhetin e keni vendosur të gjithin në funksion të PPP-ve, një pjesë të të cilave i keni fshehur në parajsat fiskale. E bëni për të shpërndarë produktin e korrupsionit në fshehtësitë ekzotike. Edhe skandali i Pandora Papers tregoi se problemet që ne kemi me energjinë nuk janë prej krizës por prej korrupsionit. E keni telendisur Shqipërinë në arbitrazhet ndërkombëtare, një bombë me sahat që mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Shumica prej jush mund ta ketë harruar sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyerën e deformuar të mediave që e ushqeni me korrupsionin tuja. Gati gjysma e familjeve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, dhe 41% e shpenzimeve shkojnë për ushqim. Këto i konfirmon edhe INSTAT  juaj që shpesh është kapur në rrena", tha Basha.

Ora 10:34
Basha akuza Ramës: Fryhet si gjeli në majë të koncesioneve korruptive! I duhet një krizë për të mbuluar dështimin

 

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se për interesat e një grushti të vogël njerëzit ka shkatërruar interesat e qytetarëve.

“Mesatarisht 1000 dollarë për tampon, ilaçe e oksigjen, ndërkohë që skema e rimbursimit dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë, dhe në fund të Europës e la vendin edhe për masat gjysmake, se ndërkohë që bizneset mbylleshin, ky pushtet që përparësi ka PPP, tendera sekret, na lanë pas edhe vende më të vogla që disbursuan 2-3 paketa ndihmëse për qytetarët e tyre, jo më larg se një javë më parë vendosi që të mbështese me 1500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë nga COVID, kjo nuk kompenson humbjen e njeriut, por tregon diferencën mes një qeveria që fsheh jetët e humbura dhe një tjetre që kërkon që t’u gjendet pranë, por këta nuk e bëjnë dot këtë se për t’u dhënë para duhet që t’ia heqin vetes, dhe në vend që të kërkojnë ndjesë për jetëve e humbura, për braktisjen e interesit publik për interesat e një grushti njerëzish, fryhen si gjeli në majë të koncesioneve korruptive. Gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellai u ra daulleve dhe justifikimit për mprehjes  sëpatës që po e vendos në qafën e shqiptarëve. Po cila ishte nevoja që të dilte në një zyrë të dekoruar shtrenjtë për treguar pasojat në tregjet ndërkombëtare që prek pak shqiptarët, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqmenaxhimin e pakicës që drejton me votat e vjedhura të masakrës zgjedhore”, tha Basha.

Ora 10:33
Ministrja e Shëndetësisë: Brenda 3 muajsh sigurojmë 500 mijë vaksina Pfizer, deri në fund të vitit do ta çojmë në mbi 3 milion numrin total të dozave

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se akti normativ që prite të miratohet sot në Kuvend i hap rrugë sigurimit brenda 3 muajsh 500 mijë vaksinave Pfizer ku seria e parë vjen brenda tetorit. Ministrja theksoi se deri në fund të këtij viti, numri i vaksinave të mbërritur anë vend do të shkojë në mbi 3 mln.

"Ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të siguruar vaksina pa asnjë mungesë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18 vjeç që është sot popullata target dhe i kemi siguruara dozat për këtë kategori, flas dhe për dozat e treta nëse do ulen edh e për zgjerimin e fashës nën 18-vjeç nëse do miratohet. Akti normativ që miratojmë sot i hap rrugë sigurimit brenda 3 muajsh 500 mijë vaksinave Pfizer ku seria e parë vjen brenda tetorit. Kanë mbërritur e po shpërndahen sot edhe 180 mijë doza AstraZeneca, duke e çuar në mbi 2 milion e 262mijë doza vaksine të ardhura në vend. Brenda këtij viti do arrijmë në mbi 3 mln doza dhe deri në gjysmën e dytë të vitit të tjetër do e çojmë në mbi 5 mln. Sot kemi mbi 1.7 mln vaksina të kryera. Me një dozë rreth 40%, me dy doza 37% të popullatës target +18 vjeç. Fokusi ynë tani janë studentët sepse nëse pedagogët e stafet janë vaksinuar, studentët të refuzojnë", tha ajo.

Ora 10:30
Lulzim Basha insiston: Qeveria ka gënjyer për shifrat e të vdekurve nga COVID, ishin plot 16 mijë 6 muaj më parë, jo shifra rrenacake e këtyre\

 

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka ripërsëritur akuzën se Qeveria fsheh shifrat e të vdekurve në vend.

"Vendimi i ditës së sotmer që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer, vendos edhe një herë në qendër të vëmendjes pandeminë.  Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe hera e parë që gënjejnë për pandeminë. Ju e dini që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga COVID-19, kanë gënjyer për gjoja sekretin shtetëror, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura. Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë më në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria e rrenave.  Edhe në raportin e Komisionin Evropian konfirmohet kjo kur thuhet se Shqipëria ka shtesën më të madhe të shtesës së të vdekurve.  Ndërkohë që Edi Rama mbush me dokrra dhe aktrim mungesën e madhtë mbështetjes", tha Basha.

Ora 10:28
Ministrja e Shëndetësisë thirrje opozitës: Boll me deklarata pa teklif, po rrezikoni shëndetin e qytetarëve! Bëjini thirrje të vaksinohen se nuk është turp

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje opozitës sot që t'i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të heqin dorë nga deklaratat kundër fushatës së vaksinimit, pasi po rrezikojnë jetën e qytetarëve. Nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu u shpreh se nuk do të ishte turp për asnjë nga deputetët që, nëpërmjet një deklarate në media, apo në rrjetet sociale, t'i ftojnë qytetarët të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre.

"Kemi një rënie të lehtë të infketimeve në krahasim me dy javët e kaluara por incidenca mbete e larët dhe numri i fataliteteve. Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi është vaksina. Luftës për jetën i bëjnë dëm deklarata e hedhur apa teklif nga të papërgjegjshëm, për fat ët keq edhe në këtë sallë për vaksina të pasigurta. I bëjnë dëm edhe deklaratat e shtrembra për situatën në spitale duke i bërë njerëzit të hezitojnë të shkojnë në spital edhe kur janë rëndë. Nuk do të ishte turp sikur çdokush prej deputetëve të shfrytëzonte hapësirën në media apo në rrjete sociale për t'i bërë thirrje qytetarëve 'vaksinohuni'", tha Manastirliu.

Ora 10:26
FOTOLAJM/ Mesazhi nga foltorja e Kuvendit për qytetarët: Vaksinohuni, shpëtoni jetë

1633594985_Screenshot1.jpg

Ditën e sotme, për qytetarët është afishuar një mesazh nga foltorja e Kuvendit ku iu bën thirrje që të vaksinohen. “Vaksinoni, shpëtoni një jetë” është kjo pankarta drejtuar qytetarëve.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BABULI TA NGULI: 08/10/2021 06:29

    O Helga po ti sa fakultete ke ? 5 - 6 të blera nga babi jot hajdut. Un që shkruaj jam një 30 vjeçar që kam lindur në Amerik e un them që Edi Rama është zheni se un e shofvsi flet Anglisht e flet Italisht Frëngjisht e ka një diapazon e një horizont potent. Me një fjal është një intelektual e një njeri me horizont të madh. Është një njeri me gusto e me shije të holl. Me një fjal është i duhuri për Shqiprin. Me një mendim jan dhe shumica e Shqiptarve me mendimin tim o Helga që ti ke të drejt vetëm për satrapin injorant zogun e malokun salhe e kriminelin enver. Po Edi Rama është i duhuri për Shqiprin. Falemnderitvpër mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Helga: 07/10/2021 13:36

    Te qenurit autokrat, arrogant dhe i pamoralshem eshte tregues i nje kompleksi te theksuar inferioriteti te profilit te udheheqesve tane. Nje fatkeqesi qe perseritet ne Shqiperi. Nje beteje e vazhdueshme mes qytetarise, mencurise dhe injorances, paditurise. Si me rastin e Zogut, nje individi shterp, meskin qe sapo mori frenat e pushtetit rrenoi opoziten dhe goditi kedo qe mund ti dilte para. Smira, paaftesia e te qenurit nje Nol apo Konice. Me tej, njesoj e pesuam nga individi me i lig i historise sone te re, Enver Hoxha. Sa me shume kalon koha dhe publikohen fakte, aq me shume del ne pah smira e atij perbindeshi ndaj cdo gjeje qe qe mund te zbulonte injorancen e tij patetike. Mijra njerez te vrare e neper burgje, vetem per kaprico, qefin e tij. Pas 90, Berisha simbolizoi kete shprehje te autoritarizmit dhe smires ndaj te tjereve. Por as mund te krahasohet me misherimin me te keq te te gjithe paraardhesve kombinuar: Edi Rama. I rritur nen ombrellen e korrupsionit tipik qe prodhonin privilegjet e te qenurit pjese e familjes komuniste, perfituar te drejta pa merite, si shkollimi i larte apo punesimi, instalimi ne politike vetem per shkak te background korruptiv komunist, ende vazhdon dhe drejton gishtin ndaj te tjereve. Nderkohe qe neper bote, minimumi lideret bejne ndonje shkolle, master a PhD, vetem ky profil i zgjebosur as e ka marre mundimin por edhe as ndjen ndonje pergjegjesi kur shtiret si i tille, pra i mire arsimuar dhe euridit, si nje Nol apo Konice. Te vjen per te vjelle kur mendon qe gjithe keto breza jetesh duhet te vuajne nga te tille profile qe sjane gje tjeter vecse jashtqitje e kombit.

    Përgjigju
  • bibi: 07/10/2021 08:38

    Ditën e sotme, për deputetëve është afishuar një mesazh ku iu bën thirrje që të vaksinohen. “Vaksinoni, shpëtoni një jetë”. Deputetët e kanë detyrim vaksinimin, të të kundërtën do duhet që të paraqesin në çdo seancë si edhe Komision Parlamentar tamponin negativ. Ditën e sotme, për deputetët është afishuar një mesazh ku iu bën thirrje që të vaksinohen. “Vaksinohuni, shpëtoni jetë”. Deputetët e kanë detyrim vaksinimin, në të kundërtën do duhet që të paraqesin në çdo seancë si edhe Komision Parlamentar tamponin negativ.

    Përgjigju
  • fred: 07/10/2021 08:30

    sna do trapi te vaksinohemi, ik bushter e ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë