Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar me shifrën 17.9% të rritjes ekonomike, të artikuluar nga qeveria. Në Kuvend, Tabaku tha se ndërkohë që ne arrijmë këto shifra, rritja ekonomike në Amerikë është vetëm 6%. Sipas Tabakut, e gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve, teksa rritjen e konomike të deklaruar e konsideron false.
"Askush nuk tha se 100 mijë shqiptarë dolën nga puna në vitin e pandemisë. Më 9 mars kur u mbyll Shqipëria, qeveria u zhduk, i lanë shqiptarë në mëshirë të plotë dhe rrinë këtu e thonë krenarë e i dhanë 3 paga. Fondin Grancisë, 50% ja dhanë oligarkëve. Sot i gjithë buxheti ka lënë qytetarët në mëshirë dhe nuk është në shërbim të ekonomisë, por 11 personave që kanë grabit parlamentin dhe ekonominë. Është rritur ekonomia me 17.9%, Amerika me 6%, imagjinoni pak. Po ça është rritur? E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm pagesat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Bujqësia që është sektori që duhet të kishte rritjen më të madhe, ka rënie të prodhimit dhe punësimit. E kanë zhdukur tregu e konkurrencën", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Kuvend, PS e PD bëhen bashkë, votohet me 126 vota Akti Normativ për blerje të 500 mijë vaksinave Pfizer! Debat për krizën, Basha: Vendin e keni nxjerrë në shitje! Rama: Mbeturina të komunizmit
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Sezoni i gripit, Silva Bino: Vaksinohuni, më të rrezikuar personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike
23 Janar, 10:49
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20