Kuvendi mblidhet sërish nesër
për përbërjen e komisioneve 

Kuvendi mblidhet sërish nesër<br />për përbërjen e komisioneve 
Kuvendi do rimblidhet sërish nesër në orën 11:00, por këtë herë për miratimin e përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare.
 
Vendimi u mori sot nga Konferenca e kryetarëve gjatë mbledhjes së pasdites nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.
 
Në seancën e së enjtes do të votohen kryetarët e Komisioneve dhe përbërja e tyre.
 
Ndërkohë po të enjten pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithsej.
 
Nga kampi i opozitës duket se ka akord. Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga 3 komisionet parlamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë. 
 
Kështu, PD do drejtojë komisionin e Medias dhe Integrimit me kryetar Albana Vokshin dhe Genc Pollon. Ndërsa LSI atë të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale me Petrit Vasilin drejtues.
 
Përveç emrave të kryetarëve, pritet që partitë politike të kenë gati nesër në seancë edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri