Kuvendi mbyll punimet,projektligjet
miratohen me konsensus mes palëve

Kuvendi mbyll punimet,projektligjet<br />miratohen me konsensus mes palëve
Seanca plenare e kësaj të hëne që përkon edhe me seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar është përshkuar nga një konsensus i cili duket se ende vijon që nga seanca e së enjtes së kaluar ku 140 deputetët e Parlamentit votuan ndryshimet kushtetuese për reformën në Drejtësi.
 
Sot, në seancën e fundit plenare, ndonëse është shoqëruar me debate e diskutime të gjata mes palëve, ku nuk munguan edhe deklaratat për çështjen e reformës në drejtësi, janë miratuar me konsensus edhe projektligjet e sjella në Kuvend.
 
Kështu, deputetët  kanë miratuar projektligjin për stërvitjen detare me Forcat e Britanisë, ku pro tij kanë votuar 100 deputetë.
Sakaq, për projektligjin e rivlerësimit të pasurisë së paluajtshme kanë votuar pro 98 deputetë, ndërkohë që projektligji për ndryshime në kodin penal ka kaluar me 97 vota pro.
 
Pas kësaj seance, Kuvendi pritet që të nisë sesionin e ri parlamentar në ditët e para të shtatorit, ku pritet që të votohen edhe 7 ligjet të cilat do të sjellin vënien në zbatim të Reformës në Drejtësi.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri