Kuvendi me dy ‘regji’, Boçi del live në Facebook: Do ta nxjerrim Ramën nga vrima e miut ku është futur! Bardhi i fryn bilbilit

 

Deputeti i PD-së së Berishës, Luçiano Boçi ka dalë live në Facebook kurse mazhoranca ka vijuar me seancën plenare duke votuar pr/ligjet. Boçi është shprehur e do ta nxjerrin Ramën nga vrima ku është futur dhe se betejat do të vazhdojnë në protestat e fuqishme.Të jenë të bindur që ne do e nxjerrim nga vrima ku është fshehur dhe po përjeton frikërat e tij. Përtej çdo përpjekjeje për të na mbyllur gojën s’do e bëni dot.

Frika e tij për t’u paraqitur tregojnë më shumë se fjalët e tua për ta mbrojtur. Ai duhet të vijë të paraqitet këtu. T’i nënshtrohet dhe interpelancës, por edhe mocionit me debat të kërkuar nga deputetët e PD. Kërkesa jonë ka që para një jave që është bërë dhe kjo kërkesë duhet të ishte plotësuar. Ju bashkë me atë po kërkoni të fshihni të vërtetën, duke bërë propagandën e radhës në një vend kur Opozita duhet të ketë fjalën e saj të lirë. Ju nuk mund të vazhdoni më me këtë situatë. Jepi çdo deputeti fjalën e tij dhe të zbulohet e vërteta e trishtë. Kemi një kryeministër tradhëtar, dhe shqiptarët ndihen të tradhëtuar. Beteja jonë nuk do ndalet.

Kur ju i referoheni rregullores është njësoj sikur djalli të lexojë biblën. Prandaj, të dashur deputetë ne duhet të marrim fjalën tonë dhe të vendosim të vërtetën mbi çdo interes.

Albana Vokshi: Nxirre Edi Ramën! Ku është Edi Rama?

E shikoni përsëri një votim i turpshëm. Mohojnë me forcën e kartonit të drejtën e fjalës së Opozitës për skandalin më të madh ndonjëherë që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Deputetët e Opozitës: Nxirreni Ramën nga vrima e miut. Edhe hajdut edhe frikacak. Kryeministri i Shqipërisë është bërë turp i botës. Nxirrni dhe sillni Edi Ramën nga arratia. Shpalleni në kërkim!

Luçiano Boçi: Siç e shihni ky është standarti që ka vendosur kryetarja e parlamentit. Opozitës i mohohet fjala, dhe vetëm ministrat kanë të drejtë të bëjnë pjesën e propagandës ligjore dhe projektligjet e tyre, ndërkohë që sot shqiptarët janë të tradhëtuar nga kryeministri i tyre, i cili ka frikë të ballafaqohet me të vërtetën në parlament, e akoma më shumë me të vërtetën para shqiptarëve. Por të jeni të bindur të dashur shqiptarë që ne do e nxjerrim nga ajo vrima e miut. Përtej çdo përpjekje që ne ta mbyllim gojën kemi bërë gati komisionin hetimor për çështjen Rama-McGonigal, dhe komisioni do të ngrihet menjëherë sipas procedurave parlamentare ku deputetët kanë shprehur të gjithë vullnetin e tyre të plotë, me 35 firma dhe dorëzimi do bëhet sot.

Beteja jonë do vazhdojë por edhe në protestat e fuqishme.”- tha Boçi.

*Bardhi i bie bilbilit bashkë me Nallbatin dhe Korreshin.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


G.MO/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari