TIRANË- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e parlamentit për miratimin e rezolutës që dënon agresionin rus në Ukrainë. Në reagimin e saj, diplomatja amerikane shkruan se kjo rezolutë mbështet një koordinim të fortë mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së
“Ne mirëpresim rezolutën unanime të Parlamentit shqiptar që mbështet sovranitetin, integritetin territorial & demokracinë e Ukrainës; dënon pushtimin Rusisë në Ukrainë & shkeljet e ligjit ndërkombëtar & sigurisë të BE-së; mbështet një koordinim të fortë mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së” – shkruan Kim në Tëitter.
Në seancën e djeshme, me 123 vota pro Kuvendi ka miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës. Në rezolutën e propozuar nga mazhoranca dënohet agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe shkelja e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar. Kjo rezolutë është dakordësuar nga 4 grupet parlamentare. Në këtë seancë ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov.