Kuvendi miraton emërimin e Sokol
Dervishaj ministër të Transporteve

Kuvendi miraton emërimin e Sokol<br />Dervishaj ministër të Transporteve
Sokol Dervishaj është ministri i ri i Transporteve dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes se Edmond Haxhinastos. 

Kuvendi miraton me 72 vota dekretin për shkarkimin e Edmond Haxhinastos si Ministër i Transporteve, pas dorëheqjes së tij.

Pas votimit të dekretit për shkarkimin e Haxhinastos, kuvendi ka miratuar dekretin për emërimin si Ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës të Sokol Dervishaj.

Dekreti për emërimin e Sokol Dervishaj në krye të dikasterit të Transporteve u miratua me 73 vota, 1 votë më shumë se për për dekretin për shkarkimin e Edmond Haxhinastos.

Vetë Haxhinasto, përmes një letre dërguar kryeministrit Rama ka kërkuar dorëheqjen nga kreu i Transporteve, për shkak të angazhimeve të tij në parti.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron