TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot 4 projektligje pa praninë e opozitës, e cila braktisi seancën parlamentare pas replikave me mazhorancën.
Kështu gjatë seancës së sotme, pjesë e rendit të ditës ishin projektligjet “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit (79 vota)”, projektligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve (78 vota), projektligji “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013” (75 vota) , si dhe projektligji “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese (78 vota)
Deputetët folën në emër të grupeve parlamentare të partive të tyre ku argumentuan ndryshimet në projektligjet përkatëse.
MORATORIUMI, TAHIRI: HAPESIRE MINIMUM, MES PLAZHIT DHE MJETEVE LUNDRUESE
Gjatë diskutimeve për ndryshimet në moratoriumin e mjeteve lundruese, ministri Tahiri u shpreh se këto ndryshime, do të mundësojnë hapësirë për zhvillim ekonomik dhe të turizmin, duke vendosur një hapësirë minimum ndërmjet zonës së plazhit dhe asaj të mjeteve lundruese. Sipas Tahirit, ky ndryshim do të sjellë gjithashtu edhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.
“Është për të ardhur keq që opozita saherë që duhet të diskutojmë rendin e ditës opozita largohet nga salla. Ligji aktual për moratoriumet nuk i përgjigjet aspak as zhvillimit ekonomik as zhvillimit të turizmit dhe as zhvillimit të kohës. Ne besojmë se ndryshimi në këtë ligj do të sjellë si zhvillim ekonomik ashtu edhe të turizmit. Ata që ishin në pushtet menduan ta ndalonin tërësisht trafikun në det për t’i dhënë zgjidhje problem. Ne nuk mendojmë kështu sepse ky ndryshim sjell siguri për të gjithë ata që duan të përdorin detin, zhvillim ekonomik për qytetarin. Janë jo të pakta rastet e aksidenteve në det. Ne kemi sjellë një minimum të zonës së plazhit dhe përdorimit të mjeteve lundruese. Janë jo të pakta rastet ku qytetarët që donin të përdornin detin janë ndjerë të pasigurtë, për shkak të prapambetjes teknologjike të mjeteve lundruese. Ne kemi parashikuar që përmes një pajisje GPS ata të jenë në kontakt me qendrën në rast se ata ndihen të pasigurtë. Ligji parashikon edhe mundësi të reja të zhvillimit të turizmit në plazh dhe në det. Me këtë ligj i japim mundësi dhe hapësirë për tu zhvilluar turizmit dhe ekonomisë, por ndër të tjera garanton siguri dhe sipërmarrje në bregdet”, - u shpreh ministri Tahiri.
Ky projektligj u miratua me nen për nen dhe në tërësi me 78 vota.
NACO: PERMIRESIM I KUSHTEVE PER TE BURGOSURIT
Ndërkohë në diskutimet për projektligjin për trajtimin e të dënuarve, Ministri i Drejtësisë, u shpreh se ky ligj, do të mundësojë përmirësimin e kushteve dhe të drejtave të të burgosurve dhe të paraburgosurve, në përputhje me të drejtat themelore të njeriut.
“Si është gjendja në burgje ashtu është edhe gjednaj e vendit. Prandaj ne duam të rregullojmë këto kushte, të sygjeruara edhe nga ndërkombëtarët. Synimi i këtij ligji është respektimi i të drejtave të njeriut, për të paraburgosurit, mbrojtja nga diskriminimi, krijimi i kushteve të favorshme për ruajtjen e kontakteve me familjarët, integrimi në jetën shoqërore, përmirësimi i daljes me leje, e drejta e besimit dhe e shprehjes, ashtu siç është saktësuar nga të drejtat themelore të njeriut. Ju jap fjalën se nuk do të ketë më veterinerë që do të vizitojnë të burgosurit, siç ka ndodhur deri pak më parë.” tha ministri Naço
Edhe deputetja e PS, Vasilika Hysi, vlerësoi benefitet e miratimit të këtij ligji ndërsa tha se në këtë kuadër është parashikuar hapësira edhe e krijimit të burgjeve private të të burgosurve me maksimumi 5 vjet dënim.
“Risitë e ligjit janë të shumta, një mbrojtje më të mirë të shtetasve shqiptarë, të huaj por edhe aty pa shtetësi, trajtim më i mirë i fëmijëve, i grave, i atyre personave me drejtim seksual të ndryshëm dhe i personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu për herë të parë parashikohet ngritja e burgjeve private për të trajtuar personat që janë dënuar në maksimum me 5 vjet dënim.” tha Hysi.

NJE VIT KOHE PER RIAPLIKIMIN E PASAPORTAVE ME GABIME
Ndërsa për diskutimet për projektligjin për ndryshimet në kohëzgjatjen e pasaportës për personat nën 16 vjeç, deputeti i PS Arben Çuko, tha se ky projektligj vjen në parlament për votim si rrjedhojë e një gabimi sipas tij të mazhorancës së kaluar.
“Ky projektligj u soll në vendim për tu votuar nga një gabim trashanik i administratës së Flamur Nokës, ku janë shënuar gabim afati i pashaportave nën 16 vjeç për rreth 156 mijë. Në fakt Noka dhe Imami me këtë duhet të merreshin dhe jo të na tregonin përralla për avionë në male e këneta. Ka mbetur që të thuhet se avioni po ulet në kokën e Berishës. Siç u bë kjo punë ka mbetur që organet malajziane të vijnë ti kërkojnë ndihmë për teknikat se si mund ta gjejnë.” tha Çuko.
Ky projektligj u miratua me nen për nen dhe në tërësi me 79 vota.
FALEN GJOBAT ELEKTORALE TE BIZNESIT
Ndërkaq që projektligji për faljen e gjobave administrative për periudhën mars deri më 31 gusht u miratua me 75 vota.
Redaksia Online
(ec/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com