Kuvendi miraton Kodin Ajror
2 ministra në interpelancë

Kuvendi miraton Kodin Ajror<br />2 ministra në interpelancë
TIRANE- Kuvendi pritet të miratojë sot Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë. Pr/ligji kërkon 84 vota, por pritet të kalojë pas marrëveshjes së arritur mes opozitës dhe mazhorancës pak ditë më parë.

Pr/ligji u miratua me konsensus edhe në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese.

Në rend të ditës së seancës së sotme do të jenë edhe diskutimi e votimi I projektligj “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” të ndryshuar”, si dhe Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8662, datë 18.09.2000 “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike” të ndryshuar”.

Gjatë seancës së sotme deputetët socialistë kanë thirrur në interpelancë dhe ministrin i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, dhe ministrin e Ekonomisë Nasip Naço. Dy ministrant janë thirrur në interpelancë nga deputetët Arta Dade, dhe Eduard Shalsi.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS