TIRANE- Kuvendi miratoi me 73 vota pro marrëveshjen e asistencës doganore në shërbimin doganor me kompaninë britanike "Crown Agents".
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, prezantoi para deputetëve projektligjin "Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor" me kompaninë britanike "Crown Agents", ndërsa në sallë situata ishte e tensionuar, pasi deputetët e opozitës kërkonin mos vazhdimin me rendin e ditës, por sqarimin nga ana e Kryeministrit të çështjes së armëve kimike nga Siria.Ata bllokuan foltoren e Kuvendit.
Ministri Cani komentoi spekulimet, siç i quajti ai, për këtë kompani. Besoj se janë të mjaftueshme, tha ai, ndërhyrje si të ambasadës britanike, ashtu edhe të vetë Bankës Botërore. Qeveria shqiptare, vijoi ministri Cani, ka punuar prej vitesh me kompaninë "Crown Agents'.
Ministri akuzoi ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Financave të qeverisjes së mëparshme për mos transparencë me publikun dhe institucionet në lidhjen e disa kontrave me efekt qindra milionë dollarëshe në ekonomi.
Sipas Canit, të ardhurat në buxhet nga administrata doganore pritet të rriten me 1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto brenda një vit, ndërsa ministri akuzoi qeverisjen e mëparshme se në 4 vite nuk arriti të mblidhte as 2 % të PBB-së.
Sipas marrëveshjes, në rast se kompania britanike "Crown Agents" nuk realizon treguesit e kushtëzuar të performancës mbi të cilit palët do të bien dakord, atëherë kontrata me këtë kompani brenda vitit të parë do të përfundojë. Gjatë tërë diskutimit të projektkontratës me palën birtanike, tha Cani, jemi kujdesur që kjo kompani, krahas ndihmës që do t'u japë organeve të doganave dhe këshillimeve njëkohësisht t'i masim edhe performancën me vënien si kusht që 25 % e shumës të varet nga realizimi i objektivit që është gjithë vlera e kontratës dhe realizimi i jo më pak se 1 % të ardhura në buxhetin e shtetit nga doganat shqiptare.
Elementët bazë të marrëveshjes janë kushtëzimi me 25% të "pagesës në rrezik", me ndarje 10% për rritje të të ardhurave doganore nga 10.1% e PBB mesatarisht në vite në 11% ose afro 100 milionë euro shtesë në buxhet, 10% me numrin e kontrolleve dhe kapjeve dhe 5% e pagesës është e lidhur me kualifikime, trajnime, gjatë punës, të specialistëve tanë të doganave nga ekspertët e "Crown Agents".
Kreu i financave publike ka bërë të ditur se synojmë që jo vetëm të asistohemi për 2+-1 vit në fushën e doganave, por të trajnojmë një staf shqiptar që do të operojë në sistemin doganor, të aftë dhe të ndershëm, që zbaton së pari standardet europiane. Gjithashtu ai sqaroi se në rast të mos përmbushjes së elementeve të kushtëzuar në vitin e parë të zbatimit të marrëveshjes ndërpritet kontrata me këtë kompani.
Marrëveshja me kompaninë "Crown Agents" rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë "Crown Agents Limited", e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore shqiptare . Kompania "Crown Agents" është e njohur në botë dhe me aktivitet aktualisht në rreth 100 vende të botës. Bashkëpunon me qeveri e organizma joqeveritare. Është me reputacion dhe zbaton standarde të larta.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com