TIRANE, 12 Shkurt /ATSH/- Kuvendi miratoi në punimet e seancës plenare të së enjtes me 102 vota pro Projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009, "Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë" të ndryshuar.
Projektligji synon të lehtësojë proçeduarat për bizneset në mbajtjen dhe marrjen e lejeve, për ushtrim të aktivitetit të tyre.
Sipas relacionit që shoqëron këtë pr/ligji, Qendra Kombëtare e Liçencimit ka si qëllim që me këto ndryshime të mbajë të dhënat për autorizimet përkatëse, deri në momentin që ato miratohen ose refuzohen për shkaqe të ndryshme. e,xh/ /a.g/











