Kuvendi miraton ndryshimet e kontratës
konçesionare për HEC-in e Devollit

Kuvendi miraton ndryshimet e kontratës<br />konçesionare për HEC-in e Devollit
TIRANË - Kuvendi miratoi të enjten në mbrëmje me 75 vota pro dhe 23 abstenim,  projektligjin “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.10083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, si autoritet kontraktues, AVN AG, Statkraft as dhe Devoll Hydropower sha si bashkëkoncesionarë për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe trasferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Kompania norvegjeze Statkraft merr përsipër ndërtimin e infrastrukturës rrugore zëvendësuese gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Devoll. Ndërsa një pjesë tëe detyrimeve financiare që ka pala shqiptare do t’ia kompensojë kompanisë duke e përjashtuar për 15 vite nga fi-ja konçensionare.

Këto janë ndryshimet në ligjin “Për miratimin e kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, si autoritet kontraktues, EVN AG, STATKRAFT AS E DEVOLL HYDROPOWER, SH.A., si bashkëkoncesionarë për projektin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në Lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Hidrocentrali në lumin Devoll është një nga investimet më të qëndrueshme të kompanisë ndërkombëtare, “Statkraft” për prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe është investimi më i madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

Ky investim do t’i garantojë vendit tonë një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me rreth 20%. Në bazë të kontratës së koncesionit, autoriteti kontraktues, që sot është Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, është përgjegjësi i vetëm me shpenzimet e tij për ndërtimin e infrastrukturës zëvendësuese në lidhje me projektin e Devollit.

Infrastruktura zëvendësuese nënkupton të gjithë atë infrastrukturë, e cila përfaqësohet nga rrugët, nga urat, dhe që do të përmbytej si rezultat i krijimit të ujëmbledhësit të hidrocentraleve që do të ndërtohen. Kjo infrastrukturë zëvendësuese do t’u shërbejë edhe banorëve të këtyre zonave, kudo ku shtrihet ujëmbledhësi, që të lidhen më pjesën tjetër të vendit, por, nga ana tjetër edhe koncesionari do ta përdorë këtë infrastrukturë për të ndërtuar rrugët hyrëse në kantier.

Infrastruktura tjetër që përmbytet, ku futen shkollat, qendrat shëndetësore, varrezat, shtëpitë e banorëve, linjat elektrike etj, do të përballohet nga shpenzimet e koncesionarit me anë të programeve sociale që zbatohen sipas standardeve të IFC-së dhe të Bankës Botërore.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë