Kuvendi miraton ndryshmin e buxhetit 2021! 28 mln € shtesë për teknologjinë në zgjedhje

Kuvendi miratoi ndryshimin e parë të buxhetit të shtetit për vitin 2021, ku janë rritur të ardhurat me 3.42 miliardë lekë, për të bërë të mundur identifikimin elektronik të zgjedhësve, për zgjedhjet e 25 prillit..

“Ky nuk është vetëm një vit i ringritjes ekonomike, i daljes nga COVID dhe Rindërtimi, por është një vit zgjedhor. Ndryshimet në këtë Akt Normativ janë të lidhura ngushtë me procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, me angazhimet e shpenzimet që burojnë pikërisht në zbatim të Kodit Zgjedhor të miratuar së fundmi, për të mundësuar një nga shtyllat kryesore të reformës zgjedhore në terma të mirëmenaxhimit të procesit të votimit dhe si një angazhim maksimal për implementimin e projektit madhor me rendësi sensitive, “identifikimi elektronik i zgjedhësve”, tha Denaj.

Me argumentin se ky fond nuk ishte i parashikuar që në fillim në buxhet pasi kërkesa ka ardhur nga KQZ pas miratimit të tij në Kuvend, Denaj tha se ai nuk cenon parametrat ekonomike, por parashikon një realizim më të madh të ardhurash. Por ky akt normativ nuk kaloi pa akuza nga opozita.

“Ky është akti normativ i turpit, 20 milionë euro do të akordohen si fond shtesë për tenderin e identifikimit elektronik, që është një proces qesharak pasi vota do numërohet nga komisionarë partiak”, tha Ralf Gjoni.

“A e shikoni që nuk flisni fare për këto 34 miliardë lekë që do ju merren qytetarëve për një makinë akullore për identifikimin. 6 milionë na ka ardhur një kopani tjetër për të realizuar këtë identifikim”, u shpreh Murrizi.

“I bëhet favor demokracisë në vend, për të pasur zgjedhje të lira dhe me standarde”, ju përgjigj Angjeli.

Po ashtu Kuvendi miratoi edhe ndryshimin e koncesionit të skanimit në doganë që parashikon shtyrjen e disa pagesave për në vitin 2022.

Si pasojë e pandemisë në vitin e kaluar qeveria është detyruar që 3.3 milionë euro të mos i paguaj me buxhetin e vitit 2020, dhe 2021, por ta kalojë faturën tek viti i ardhshëm, në mënyrë që të mos cenohen të ardhurat këtë vit, që të garantohet rimëkëmbja ekonomike.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja