Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për aministinë e të burgosurve. Opozita nuk ishte e pranishme në momentin e votimit pasi u largua nga seanca duke e akuzuar kryetarin e Kuvendit dhe mazhorancën se po shkel ligjin dhe Kushtetutën.
Kreu i grupit të PD-së Edi Paloka u shpreh se është mazhoranca dhe jo opozita, ajo që po pengon integrimin.
Amnistia është një akt që lehtëson të dënuarit, kryesisht të miturit dhe vajzat, tha sot gjatë diskutimeve në kuvendin e Shqipërisë, mbi pr/ligjin për amnistinë, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço.
“Amnistia duhet parë si akt për të lehtësuar të dënuarit, kryesisht për të miturit dhe gratë. Amnistia nuk ka të bëjë me mbipopullim në burgje, por është pjesë e politikave të reja të dënimeve alternative dhe projekt ligji në fjalë, e ka të përcaktuar qartë kush nuk përfiton nga kjo amnisti”, tha Ministri.
Nga pr/ligji i aministisë, janë disa kategori të reja që do të përfitojnë nga falja e përgjithshme. Konkretisht, masa më e madhe është për ata persona që janë dënuar deri në 3 vjet ose ajo kategori personash që i kanë mbetur 3 vite dënim, por që nuk kanë kryer vepra penale që cilësohen si krime të rënda.
Veç kësaj, gama e faljes u shtri edhe tek mosha e të burgosurve. Konkretisht, gratë e burgosura të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj kanë mbushur moshën 50 vjeç dhe burrat që mbushin 60 vjeç do të përfitojnë nga amnistia, pasi sipas ligjvënësve, rrezikshmëria e tyre është tejet e ulët.
Veç kësaj, është përcaktuar falja me 1 vit e gjysmë të dënimit të grave dhe të miturve, vetëm në rast nëse ata nuk kanë kryer vepra të rënda penale. Pra, nëse këto dy kategori janë dënuar për vepra penale të cilat nuk karakterizohen si krime të rënda dhe kanë për të bërë më shumë se sa tri vite burg, atyre i ulet automatikisht një vit e gjysmë nga dënimi. Aspekti tjetër i amnistisë ishte dhe fakti se nga kjo do të përfitojnë edhe një shtresë e të dënuarve që e kanë marrë këtë vendim nga gjykata edhe për krime të rënda.
Konkretisht, në amendamentet e bëra nga qeveria është parashikuar që nga amnistia të përfitojnë edhe ato persona që kanë kryer 9/10 të dënimit, pavarësisht se mund të jenë të dënuar për vrasje. Konkretisht, nëse një person është dënuar me 15 vjet për vrasje dhe ka kryer 9/10 e dënimit do të lirohet nga hyrja në fuqi e amnistisë, pasi sipas ligjvënëse të Komisionit të Ligjeve, ata e kanë marrë ndëshkimin nga ligji.

(Foto: Kategoritë që përfitojnë amnisti)

(Foto: Kategoritë që nuk përfitojnë amnisti)
/Shqiptarja.com