Kuvendi miraton projektligje në
fushën e diplomacisë, ekonomisë

Kuvendi miraton projektligje në<br />fushën e diplomacisë, ekonomisë
Kuvendi miratoi sot pa praninë e opozitës disa projektligje të rëndësishme në fushën e diplomacisë dhe ekonomisë. Me 75 votat e deputetëve të maxhorancës u miratua projektligji “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, që synon përmirësimin e funksionimit të tij, përmes misioneve diplomatike. Ligji i ri sjell një sërë risish, duke nisur me emërimet që do të bëhen sipas meritokracisë, trajtimin financiar të diplomatëve, etj.

– Seanca e sotme miratoi me 73 vota shfuqizimin e ligjit “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të “INSIG”, SH.A”. Sipas këtij vendimi kompania shtetërore INSIG do të dalë në treg për t’u privatizuar jo më si një privatizim strategjik, sikurse ishte parashikuar në ligjin e viti 2009. Aktualisht, INSIG, sh.a.-ja, nuk gëzon më statusin e sektorit strategjik. Me shfuqizimin e këtij ligji, procesi i privatizimit do të ndiqet nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

– Kuvendi miratoi sot me 76 vota ndryshimet në ligjin, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore”, i cili parashikon heqjen e së drejtës prodhuesve të vegjël të energjisë dhe kompanive të përmbarimit të ngrijnë llogaritë e kompanive publike KESH, OSHEE dhe OST për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore.

– Me 73 vota u miratua dhe ratifikimi i Protokollit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Komuniteteve Evropiane, në kuadër të anëtarësimit të Kroacisë në BE. Qëllimi i tij është një përshtatje e MSA-së, ndërmjet Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare, e cila kryhet për të reflektuar anëtarësimin e Kroacisë në BE, me efekt nga data 1 korrik 2013.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat