TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë kësaj të enjte një sërë projektligjesh, një pjesë të tyre edhe me votat e opozitës. Me 65 vota pro dhe 22 kundër i votua projektligji “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” të ndryshuar”.
Me 82 vota pro dhe asnjë kundër u miratuan edhe shtesat dhe ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e biodiversitetit".
Projekt-Rezolutën për Raportin “Mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitit 2013” të Prokurorit të Përgjithshëm, u miratua me 85 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport për financimin e projektit “Shëndetësia elektronike në Shqipëri” u votua 85 vota pro dhe 1 kundër.
Ndërsa, Projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit :Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet E-Edukimit” u miratua me 84 vota pro.
Pas shumë muajsh këtë të enjte opozita dhe mazhoranca e kanë mbyllur së bashku seancën plenare duke u larguar nga aola e Kuvendit njëherësh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com