TIRANË - Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë, për projektin për gazsjellësit trans-adriatik.

Gazsjellësi trans-adriatik është një projekt i tubacionit të gazit natyror, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit. Tubacioni do të niset nga Greqi, do të kalojë nëpër Shqipëri dhe Detin Adriatik dhe do të përfundojë në jug të Italisë, duke lejuar që gazi të rrjedhë drejtpërsëdrejti nga rajoni i Detit Kaspik drejt tregjeve evropiane.

Ndërtimi i gazjellësit trans-adriatik do të sjellë përfitime të shumta për vendin tonë si dhe për zonat ku ai do të kalojë. Investimi në Shqipëri nga ky projekt do të jetë mbi 2 miliardë euro si dhe do të hapë dhjetra mijëra vende pune.

Ky gazsjellës do të shërbejë për lehtësimin e integrimit të vendit në tregun europian, duke e kthyer Shqipërinë në një faktor të rëndësishëm gjeo-strategjik. Projekti do të gjenerojë të ardhura të larta pasi të vihet në funksionim, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik duke tërhequr edhe më shumë investime të huaja mbi energjinë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)