Kuvendi në seancë, pedagogët protestë para parlamentit, kërkojnë rritje pagash! Deputetja e PL: Kërkesat e tyre janë minimaliste

Pedagogët zgjodhën ditën kur Kuvendi duhet të kalojë Buxhetin 2023, për t’iu rikthyer protestave për paga dhe kushte më të mirë mësimëdhenie. Më shumë se 30 pedagogë dolën para parlamentit në kohën kur në seancë po debatohej për Portin e Durrësit. Në mbështetje të pedagogëve, doli edhe deputetja e Lirisë, Erisa Xhixho e cila tha se kërkesat e tyre ishin minimaliste për qeverinë. 

“Ne i kemi kërkuar që më 24 tetor komisionit të edukimit që të ishim pjesë e diskutimeve në komision për buxhetin. Meqenëse ky komision nuk na thirri dhe pse ishim grup interesi dhe kërkonim rritjen e buxhetit për arsimin dhe shkencën ne sot kemi dalë të protestojmë”,- thanë pedagogët.

Përveç shqetësimit për rrogat dhe kushtet, ditët e fundit protestuesve iu është shtuar edhe një problem tjetër. Vendimi i qeverisë që universitet do të mund të shndërrohen në institucione publike të pavarura. Për pedagogët në tubim kjo do të thotë ndarje të parave.

Afati i lënë ndaj qeverisë e cila tashmë ka ngritur një grup pune, është fundi i Janarit të vitit 2023. Nëse kërkesat nuk plotësohen, ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë sezonin e provimeve.

"Të vlerësohet puna e pedagogëve financiar me një vlerësim jo më të vogël se kolegët në Kosovë. Tarifat e studentëve të jenë jo më shumë se në Kosovë. Ftojmë autoritete drejtuese të largohet nga pozicionet e tyre vëzhguese dhe të solidarizohen me pedagogët për kërkesat e tyre. Do ti mbështesim studentët dhe i ftojmë të përfshihen në këtë kauzë", tha Kovaçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Xhixho në mbështetje të protestës së pedagogëve jashtë Kuvendit: Kërkesat e tyre janë minimaliste, sa një kilometër rrugë e kësaj qeverie

1668700668_Xhixho.jpg

Deputetja e partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë para kuvendit gjatë ditës së sotme ka mbështetur protestën e pedagogëve. Ajo tha për mediat se kërkesat e pedagogëve ishin minimaliste duke shtuar se do t’i kushtonin qeverisë vetëm sa një kilometër rruge.

“Jam sot në mbështetje të pedagogëve. Është e paimagjinueshme që elita e Shqipërisë gjendet sot në rrugë për të protestuar për të drejtat e saj, në vend që të jetë në auditor me studentët. Kjo për faj të qeverisë. Kërkesat e tyre janë minimaliste, aq sa një kilometër rrugë të florinjtë të kësaj qeverie. Kërkesat e tyre janë shumë të drejta. Ata kërkojnë rritje page sa kolegët e tyre në Kosovë. I kemi dhënë zë përmes amendamenteve, qoftë përmes kërkesës për rritje me 30 % në vitin 2023, rritjes së fondeve për kërkimin shkencor në masën 0.3% e PBB dhe mbështetjes financiare të studentëve me 100 euro në muaj”- u shpreh Xhixho.

Mes të tjerash ajo tha se kërkesat e pedagogëve duhet të votoheshin në Kuvendin e Shqipërisë ku janë paraqitur në amendamentet e propozuara nga partia e Lirisë.

“Amendamentet tona janë bërë publike dhe do të diskutohen dhe votohen sot në Parlament. Ndaj sot, është koha e veprave dhe jo e fjalëve, duhet të mbështesim sot me votë kërkesat e ngritura për pedagogët. Koha e fjalëve ka mbaruar dhe duhet të flitet me veprime konkrete. Ndaj sot, ne qoftëse jemi për një arsim cilësor dhe që vlera e diplomës së studentëve të ketë një vlerë më të madhe se sot, duhen votuar kërkesat e tyre të drejta. Që sakrifica e jashtëzakonshme e mijëra familjeve shqiptare të ketë vlerë, le t’i votojmë sot këto amendamente. Unë do të jem sërish nesër për të treguar se si ka votuar Kuvendi për këto kërkesa dhe për të ndarë njëherë e mirë se kush është për universitetin dhe kush është për shkatërrimin e tij. Emigracionit masiv kemi sot mundësinë t’i përgjigjemi përmes rritjes së buxhetit për arsimin. Kjo është rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj drame që po i shkaktohet vendit sot!”-shtoi deputetja.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj