TIRANE- Parlamenti shqiptar pritet të nisë masa të reja në lidhje me reformimin në sistemin e drejtësisë. Pas vërejtjeve të ndërkombëtarëve, por dhe statistikave ku sistemi gjyqësor shihet si më i korruptuari në vend, u ndërmor nisma për ndryshimin e ligjit të funksionimit të KLD-së por dhe të shkollës së Magjistraturës. Kjo e fundit nën moton e përgatitjes së juristëve më të aftë në të ardhmen. Ndërsa mbi KLD-në është parashikuar dhe forma e shkarkimit të anëtarëve të saj. Ligji i parë nuk parashikonte formë të shkarkimit nga parlamenti apo konferenca e gjyqësorëve, ndërsa tani hapet rruga e votës prej Kuvendit.
/Shqiptarja.com
