As kjo seancë plenare, ku duhej të flitej për problemet e qytetarëve, nuk u lejua të zhvillohej në kushte normale dhe u mbyll për vetëm 7 minuta.
Të vendosur për të çuar përpara aksionin e tyre, grupi i rithemelimit vunë në zbatim të njëjtin skenar, duke bllokuar foltoren, përdorur zhurmues e pankarta.
Si rrallëherë në këto muaj grupi i deputetëve të Rithemelimit ishte i plotë me në krye Gazment Bardhin, përveç Edi Palokës, i cili vuan ende përjashtimin rekord prej 40 ditësh që prej 9 shkurtit.
Deputetët të cilët ktheheshin nga një javë aktive në terren me zgjedhësit, e që duhet të sillnin në foltoren e parlamentit shqetësimet e tyre, nuk mundën për shkak të kaosit, duke bërë që parlamenti të shpërndahej edhe këtë herë pa asnjë rezultat.
I vetmi që pati konfrontime fizike me punonjësit e gardës ishte Flamur Noka, i cili nuk lejoi kolegun socialit Vullnet Sina të merrte fjalën.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu I partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishin të pranishëm në këtë seancë. Ky I fundit kishte përqafuesit e grupit të tij, të cilët nuk i kursyen rezervat ndaj mazhorancës, duke mos përmendur kaosin e krijuar nga deputetët e rithemelimit.
“Papërgjegjshmëria e qeverisë e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve gjysma e kabinetit nuk ishin në sallë. Sot i bëj thirrje ministres Balluku, kryeministrit që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar sepse penalizon 85 mijë banorë dhe biznese”- u shpreh deputetja e PD Merita Bakiu.
Ndonëse sërish pamundësuan zhvillimin normal të seancës, aksioni i rithemelimit këtë herë u duk më i zbutur, duke mos përdorur flakadanë, mjete piroteknike dhe kapsolla, përdorimi i të cilave me rregulloren e re do të çonte në përjashtimin e tyre me 2 muaj.
Merita Bakiu deputetja e PD, në mungesë të mbajtjes së fjalës në Kuvend për të përcjellë problemet e banorëve të zonës që ajo përfaqëson ka folur jashtë parlamentit. Ajo deklaroi se, 80 mijë banorë të Krujës janë penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
“80 mijë banorë të zonës së Krujës sot janë të penalizuar nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Papërgjegjshmëria e qeverisë është e paparë. Sot që ngrihen problemet e zgjedhësve, gjysma e kabinetit qeveritar nuk ishin të pranishëm në sallë, që të dëgjojnë hallet e problemet e tyre. Seanca plenare nis me anëtarësimet e reja në PS”, tha ajo.
“Nuk shqetësohen se çfarë problemesh kanë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që të bëjnë ndërhyrje të menjëhershme në projektin e rrugës Thumanë-Kashar, për të bërë dalje që kalon në Bashkinë e Krujës. Është problem madhor sepse penalizon 80 mijë banorë, penalizon bizneset dhe izolon zonën”, nënvizoi deputetja Bakiu.
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij të përhershëm të bllokimit të seancës plenare, duke u përplasur fizikisht me Gardën e Republikës dhe duke mos i lënë deputetët e mazhorancës të mbajnë fjalën e tyre.
Ai i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinajt duke përdorur bilbil në mikrofonin e tij teksa ky i fundit po mbajte fjalim lidhur me problematikat e qytetarëve të evidentuara në terren.
-
Keto Jane turpi i atij vendi.
Përgjigju -
Parlamenti të bojë një ligj për gardistët kur kërcënohen,apo mos lejimin e kryerjes së detyrës! Këto kafshët që janë rritur me kafshë tjua tregojnë vendin që ju takon gardës për mbrojtjen e tyre.
Përgjigju -
Futeni brenda kte morr dhjarrin e mutit u be ky kokrre kromashit te qelloj njerezit
Përgjigju -
shpellari shpellar mbetet edhe pse ka vile 2 mil euro ne Lalz...
Përgjigju -
Si Leno her nje devil te sulmoje garden? Pse toltrihen Leto veprime jriminale te deputet eve te rithemelimut? Graduation duhet te kunder pergjighej Mul Nokes
Përgjigju -
I votoni prape keta shpellaret e rithemelimit ne zgjedhjet e ardhshme. Sa turp
Përgjigju -
Njërzë me mentalitet mesjetar,i'u duhet shumë kohë për tu civilizuar.
Përgjigju -
Kjo eshte cmenduri malokesh,eshte goditje ne krye te detyres perse nuk arestohet ndyresira.
Përgjigju -
Të gjithë duhet të jenë të barabartë para Ligjës!
Përgjigju -
O shtet NUL që nuk zbaton ligjin kundër një NULI. O NUL Moka të lumtë bytha jote e palarë kur zgjat dorën tënde të qelbur ndaj djalit të gardës. Po është djali i një nëne në krye të detyrës. Zoti të ndëshkoftë!
Përgjigju -
Shtazeria njerezore ne vendin tone e ka emrin Flamur Noka! Ky duhet te nxirret zvarre nga parlamenti jo nga duart e gardes po nga duart e popullit atij populli qe i ka dhene voten ketij funderrine! Zbriti kuksani ne Tirane grabiti ,vrau trafikoj cfare i deshi qefi dhe tani kerkon te dhunoj cdo here tempullin e popullit shqiptar!
Përgjigju-
Ç'fatkeqësi, sa shumë kriminelë prodhon ky vend!
-
linda fute ne burg pra shteti esht i joti policia e jotja gjykatat i ke ti pse e le malokun yte boj ashtu
-












Komente
Komento