1764857864_gazmentbardhi.jpeg

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për mosvëniene në dispozicion të anëtarëve të Këshillit të Mandateve, provat shoqëruese të krëkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut.

Bardhi i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, i cili në një reagim për Report Tv tha se nuk mund të shpërndajë provat konfidenciale të SPAK pa pasur miratimin e nevojshëm.

Kreu i grupit të PD tha se shkeljet ligjore të Ballukut tashmë janë bërë publike dhe se korrupsioni i Ramës nuk mund të mbyllet në kasafortë.

“Niko e ke gabim! Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!

SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje.

Për të zbatuar ligjin ska nevojë të pyesësh as SPAK as Edi Ramën! Vendosi në dispozicion deputetëve materialin e plotë, përfshirë provat shoqëruese të relacionit dhe urdhrin e prokurorit të datës 16.12.2025”, shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Të premten mblidhet Këshilli, Kuvendi e PD ‘sherr’ për USB-në me provat për arrestimin e Ballukut! Peleshi e ‘kyç’ në kasafortë: Sekret hetimor! Opozita: Po mbroni Ramën