Sali Berisha nuk ishte sot në Kuvend, pasi privatisht ka shkuar në Strasburg. Siç Shqiptarja.com e raportoi, kreu i PD ka marrë pjesë dje në një për seancave të Asamblesë Parlamentare, duke i zënë vendin deputetes demokrate Albana Vokshi, anëtarja që përfaqëson Partinë Demokratike në delegacion, e cila për këtë ka marrë edhe pagesat nga Kuvendi.
Ndërkohë, vetë Berisha është anëtar zëvendësues në delegacionin e parlamentit shqiptar pranë Asamblesë. Ai nuk mund të jetë në seancë apo aktivitet e Asamblesë duke qenë e pranishme dhe Vokshi. Vetëm njëri nga të dy, mund të marrë pjesë, kështu që dje Vokshi i ka liruar vendin e saj kryetarit.
Ndoshta ajo e ka ndihmuar Berishën që të filmojë fjalimet e tij jashtë në foltoren në hollin e Asamblesë. Kreu i PD publikoi një tjetër fjalim sot, duke treguar edhe vetë se në Asamble ka nxirë imazhin e Shqipërisë duke e trajtuar atë si një “narkoshtet”, siç Berisha e quan rëndom tashmë.
“Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.
Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.
Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale”, tha Sali Berisha.
Urdhri i firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, tregon se pjesë e delegacionit shqiptar janë vetëm kryetarja e delegacionit Olta Xhaçka, anëtaret Ogerta Manastirliu, Iris Luarasi dhe Albana Vokshi, si dhe sekretari i delegacionit dhe stafi mbështetës teknik.

Komente













O birish kudo qe te shkosh dhe te flasesh je njesoj i besuar SI NJE NON GRATE DHE PIK ME SHUM SE VETEN TATE ASNJI NUK NXIN PRANDAJ RRI NE SHTEPINE TATE QE TE JENE ME KOMOD ATO QE TE NDERROJNE PANOLINAT
PërgjigjuKeshtu ndodh kur Europa eshte kthyer ne stan me lepuj.Sali Berisha duhej te ishte shpallur me kohe Person Nongrata ne Europe.
Përgjigju