Sali Berisha u shfaq sot nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës me premtimin e zakonshëm se do të vazhdojë betejën kundër “narkoshtetit” të Edi Ramës, siç ai e cilësoi përmes një videomesazhi të ndarë në rrjetin e tij social Facebook.
“Një përshëndetje të përzemërt nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ku jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve”, tha Berisha, i cili shfaqet në një podium të vendosur në sallonin hyrës të godinës e që përdoret për deklarata personale të anëtarëve të Asamblesë.
Sali Berisha, është anëtar zëvendësues në delegacionin e parlamentit shqiptar pranë Asamblesë. Por këtë herë ai ka shkuar privatisht, pasi zyrtarisht Partia Demokratike përfaqësohet edhe këtë herë, si zakonisht, nga deputetja Albana Vokshi. Një urdhër i firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, tregon qartë se pjesë e delegacionit shqiptar janë vetëm kryetarja e delegacionit Olta Xhaçka, anëtaret Ogerta Manastirliu, Iris Luarasi dhe Albana Vokshi, si dhe sekretari i delegacionit dhe stafi mbështetës teknik.
Për pasojë, ndryshe nga sa deklaron Berisha, se ndodhet aty me deputeten demokrate, ai nuk mund të jetë në seancë apo aktivitet e Asamblesë duke qenë e pranishme dhe Vokshi. Vetëm njëri nga të dy, mund të marrë pjesë. Kështu që Vokshi, ka sakrifikuar duke qëndruar jashtë, në mënyrë që Berisha të bëjë deklaratën nga foltorja në hollin e Asamblesë.
Komente













Gjigandi i Shpellave te Tropojes, Salih Berisha ka gjunjezuar Pushtetin Gjyqesor ne Shqiperi, tani do te gjunjezoje edhe ate politik ne BE.
PërgjigjuSali Berisha eshte i denuar me paraqitje ne polici dhe paralelisht nuk duhet te dali jasht territorit Shqiptar.Autoritet e drejtesis shqiptare qe i bejn leshime dhe e privilegjojn te largohen urgjentisht nga sistemi.Nuk e kuptojm dot perse familja Berisha dhe Sala nuk jane njelloj perpara ligjit si cdo shqiptar.!! Vrasesi grabitqari shkaterrimtari i Shqiperis tradhetari i pa bese eshte betuar ta mbaj peng Shqiperin!!
PërgjigjuTradhetari dhe anti shqiptari qe kemi njojtur mbas Esat Pashes eshte vetem Sali krimineli turp ti vije
Përgjigju