Kuvendi, PD-PS asnjë pyetje
Ramës për programin, LSI 19

Kuvendi, PD-PS asnjë pyetje<br />Ramës për programin, LSI 19
PD dhe PS nuk do t'i drejtohen me pyetje kryeministrit Edi Rama në seancën e prezantimit të programit seancën e nesërme në Kuvend, ndryshe nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ka përgatitur 19 pyetje, nga një për çdo deputet.

Arsyet për secilën palë janë të ndryshme. PD e quan propagandë fjalimin e kreut të qeverisë nga foltorja e Kuvendit, ndërsa nga ana tjetër PS në maxhorancë është ajo e cila ka hartuar programin. 

Ndryshe nga dy forcat e mëdha politike, LSI ka përgatitur një paketë të plotë pyetjesh të cilat do t'i adresohen kryeministrit. 

Ndërkohë, PD ka reaguar sot duke deklaruar këto seanca përdoren vetëm për të favorizuar reklamën dhe propagandën e kryeministrit dhe asnjëherë nuk i kanë shërbyer qartësimit mbi programin qeverisës së katër viteve të ardhshme qytetarëve.

“Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga selia blu.

"Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas  procedurës së rregullores së Parlamentit  lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.

Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave  ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat  është keqpërdorur  për të marrë kohën e një propagande elektorale.

Koha e përgjigjeve asnjëherë  nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.

Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore.  Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë  shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.

Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.

Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve",
thuhet në reagimin e selisë blu.     

Ndërkaq, nga ana tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim do të drejtojë një listë me 19 pyetje. Një temë e rëndësishme e këtyre pyetjeve ka të bëjë me largimet nga puna për shkak të reformës në administratë dhe cilat janë kostot e këtyre largimeve. Çështjet e tjera kanë të bëjnë me punësimin, shëndetësinë, investimet, ndarja e buxhetit etj. 

Pyetjet e LSI-së drejtuar kryeministrit Rama:
1. Cilat janë prioritet e qeverisë për investimet publike?

2. Sa % PBB do dedikohet për arsimin, shendetësinë dhe bujqësinë? Sepse nga programi nuk ka asnjë qartësi si do prioritarizohen me financime këto sektorë?

3. Si do të shpërndahet buxheti arsmit sipas sektorëve që e përbëjnë atë, cila nga ministritë është përgjegjësja për arsimin profesional?

4. Premtimi juaj është që për 4 vitet e ardhshme do të mbulojmë plotësisht 75 % të nevojave për ujë në të gjithë territorin ? Çfarë do të thotë kjo?

5. Po çfarë mund të ketë më të rëndësishme sesa uji për qytetarët shqiptarë?

6. Për familjet në nevojë cila është paketa sociale? Apo sërish do kemi paketën e lëmoshës?

7. Do kemi me shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?

8. Ndërsa investimet për kanalizime dhe largimin e ujërave të ndotura urbane premtoni deri në fund të mandatit vetëm në nivelin 48%...cila është harta e investimeve?

9. Do kemi prapë në Sarandë, në Ksamil etj çarje të kanalizimeve në kulmin e sezonit turistik? Çfarë mund të ketë më prioritare sesa shërbimi me ujë dhe investime në kanalizime?

10. Po bujqësia si mund të konsiderohet sërish prioritet kur thoni që në 4 vitet e ardhshme do të buxhetojmë 25 miliardë lekë?

11. Rreth 200 milion euro në 4 vite, janë gati më pak seç buxhetohet sot 50 milion euro në vit? E dini këtë?

12. Sa projektohet të jetë minimumi jetik në 4 vitet e qeverisjes prej sot deri në mbyllje të mandatit?

13. Sa e ka impaktin në buxhet qeveria ekperimentale? Sa largime nga puna? Kosto?

14. Cilat do të jenë masat që do të merren nga qeveria për eleminimin e analfabetizmit funksional dhe braktisjes së shkollës?

15. Në kuadrin e integrimit europian, barazia gjinore dhe strategjia e luftës kundra dhunës janë çështje të kapitullit 23 te drejtësia, cila nga ministritë do të jetë ajo që do të ketë përgjegjësi për çështjet e barazisë gjinore, pasi në programin e paraqitur, asgjë nuk ishte e qartë?

16. Çfarë mekanizmi do përdorni për thithjen e 100 miliardë lekë investime?

17. Në program flisni për investime publike në energjitkë, rreth 50 miliardë. Ndërkohë premtoni korridorin Adriatik – Jonian i cili kërkon rreth 80 miliardë. A e keni bërë aritmetikën e këtyre investimeve?

18. Në program nuk përmendni trajtimin e mbetjeve. Nuk keni asnjë politikë për këto?

19. Në program nuk keni asnjë incentivë për punësimin?       

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com      

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri