Kuvendi rregullore të re për
median, konsultime me gazetarët

Kuvendi rregullore të re për<br />median, konsultime me gazetarët
TIRANE- Për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë ka nxjerrë rregulloren e re për mediat që do të ndjekin punimet, rregullore kjo e cila do të konsultohet edhe me gazetarët.

Në draft –rregullore parashikohet akreditimi, akomodimi dhe orientimi i masmediave pranë Kuvendit të Shqipërisë.
 
Akreditimi mund të jetë ditor, javor, mujor, vjetor ose për të gjithë kohëzgjatjen e legjislaturës.
 
Akreditimi kryhet në bazë të kërkesës së institucionit mediatik pranë të cilit janë të punësuar personat që do të akreditohen.
 
Në rastin e punonjësve të medias në profesion të lirë kërkesa paraqitet nga vetë personi duke dorëzuar pranë Kuvendit, kërkesën për akreditim, kartë të gazetarit të lëshuar nga një shoqatë gazetarësh e njohur ligjërisht, shkrime ,personale të botuara, fotografi në përmasat 4x3, periudha për të cilën kërkohet akreditimi.
 
Në nenin 31 të rregullores personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë që ndjekin punimet në seancë plenare dhe organet e Kuvendit, nuk duhet të shprehin shenja miratimi ose mosmiratimi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit